Këngëtarja e njohur Madonna, është akuzuar nga familjarët e vajzës së daoptuar nga ajo në Afrikë, Mercy James, se ka “tradhtuar” besimin e tyre.
Ajo u kishte premtuar familjarëve të vajzës se do t’i lejonte ata që të takoheshin me vajzën, por duket se kjo gjë nuk ka ndodhur.
Ata thonë se “të huajt e bardhë po marrin fëmijët e Afrikës”.
“Askush nuk më ka thënë një gjë për Mercy si ka qenë që kur ajo na la.
Ajo ka gjakun tim, i cili rrjedh në venat e saj.
Është absurde që unë nuk nuk informohem për çdo gjë në lidhje me zhvillimin e saj”, thotë gjyshi 69-vjeçar i vajzës, i cili në 2009-n dha miratimin për adoptimin e saj nga Madonna.
Ai ka thënë se Madonna u ka coptuar zemrën, duke mos mbajtur premtimin dhe duke u treguar e njerëzishme dhe e kuptueshme.