Këtë fund nëntori Partia Demokratike do të ketë më në fund ekipin e saj të ri drejtues të zgjedhur gjatë erës së Lulzim Bashës. Nga drejtimi është larguar e gjithë garda e vjetër, Topalli, Patozi, Bode për të nisur një erë të re. Por, sërish mbi PD-në rëndon dilema se kush e drejton realisht, Basha apo Berisha? Lapsi.al ka përgatitur historinë e kësaj dysheje që ka dominuar politikën shqiptare te dekadës së fundit.
Një foto simbolike që shpreh mardhënien mes dy cifteve Basha dhe Berisha
Menjëherë pas nënshkrimit të marëveshjes së ndarjes së detit me Greqinë 2008. Gjithshka tregohet në fytyrën e qeshur të Bashës (atë kohë ministër i jashtëm) dhe zymtësinë e kryeministrit Berisha
Gjatë inagurimit të tunelit të rrugës së kombit. Basha ish ministri i transporteve që firmosi me kompaninë Bektel këtë rrugë u akuzau nga prokuroria për shpërdorim detyre me akuzën se kish firmosur pa tender dhe se kompania amerikane kishte shkaktuar një dëm prej 191 milionë eurosh si pasoje e çmimeve më të larta.
Basha gjendet si ministër i Brendëshëm përkrah Berishës dhe komandantit të gardës Prendi i cili u akuzua më pas për vrarjen e 4 personave në 21 janar.
Berisha dhe Basha gjatë ceremonisë për ndërtimin e xhamisë së kryeqytetit. Në posterin e prodhuar me këtë rast nuk duken pallatet që ata kishin aprovuar të ngriheshin përkrah xhamisë.
Basha dhe Berisha në momentin e inagurimit të tunelit të rrugës Tiranë Elbasan. Kreu i Bashkisë së kryeqytetit, Basha u promovua duke mbajtur fjalën e rastit, në këtë aktivitet zgjedhor të qeverisë, nga ku u mënjanua ministri i transporteve Olldashi. Shumë nga komentet qenë se tashmë berisha idhte i sigurtë nga sondazhet konfidenciale, se do ti humbte zgjedhjet dhe ai po punonte paraprakisht për pasardhësin.
Koha e opozitës. Berisha e tërheq me vete Bashën për t’iu bashkuar protestës kundër sjelljes në Shqipëri të armëve kimike. Kjo do ti kushtojë atij replika të ashpra nga ambasada amerikane që pretendonte se Basha i kish dhënë fjalën që të mos kundërshtonte në këtë çështje.
Berisha në mes të njërit prej ish kryetarëve dhe pasardhësit të tij, të cilin e mbështeti fort në zgjedhjet brenda partisë.
Një foto e komentuar shpesh nga mediat si një simbol i marëdhënieve mes tyre./ Lapsi.al