Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Biznesmeni skocez i arrestuar për mashtrim, fshihej në Shqipëri

$
0
0

biznesmeniNjë biznesmen skocez i arrestuar së fundmi në Britaninë e Madhe për mashtrim duket se ka qëndruar i fshehur edhe në Shqipëri gjatë këtij viti, mes shumë vendeve të tjera të rajonit.

Kështu shkruan gazeta “Daily Record” e Britanisë së Madhe, e cila i referohet burimeve nga organet hetimore.

Biznesmeni skocez Kreig White, i cili ka qenë drejtues i ekipit të futbollit “Rangers” në maj të vitit 2011, por më pas u zbuluan një sërë aktivitetesh të paligjshme dhe afera korruptive që detyruan autoritetet vendëse të viheshin në ndjekje të tij.

“Vetëm këtë vit White ka qenë në Shqipëri, Kroaci dhe Mal të Zi duke lëvizur i lirë nga njëri vend në tjetrin madje është shfaqur edhe në Francë”, shkruan “Daily Record”./KD


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>