Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

STUDIM/Pa para, as truri nuk punon

$
0
0

truri-kompjuterEdhe truri paguan çmimin e varfërisë. Në fund të muajit,kur portofoli është bosh,neuronet punojnë më keq.

Ky është përfundimi i një studimi ndërkombëtar publikuar në revistën “Science”, frut i bashkëpunimit të universitetit të Harvardit dhe Princetonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Universiteti Uaruik në Angli.

Sipas autorëve, stresi i shkaktuar nga vështirësitë financiare ndikon ndjeshëm në funksionimin e neuroneve duke bërë që në testet e inteligjencës në të tilla rrethana të arrihet një rezultat deri në 13 përqind më i dobët se sa në kushtet e “qetësisë financiare”.

“Është njësoj si një kompjuter që punon ngadalë, kur në të është duke shkarkuar një sasi të madhe të dhënash. Në këtë rast nuk është se kompjuteri ynë është i ngadaltë, por është i zënë duke u marrë me dicka tjetër. E njëjta gjë ndodh edhe me trurin në të tilla raste”, thotë Sendhil Mullainathan, njëri prej autorëve të studimit.

Në studim u morën rreth 400 persona mes të cilëve të papunë, me rroga të ulta, me rroga mesatare dhe me rroga të larta. P.K


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>