Kryeministri, Edi Rama e ka mbyllur vizitën dyditore në Serbi duke kaluar përmes Kosovës.
Pasi ka kaluar kufirin, Rama ka ndaluar për të takuar një grup shqiptarësh që kishin dalë në rrugë për ta pritur.
Ata mbanin në duar dhe një banderolë të njëjtë me atë që u ul me dron në stadiumin “Partizani” në Beograd.
Një gjë e tillë është cilësuar si “provokim” nga mediat serbe./Telegrafi