I acaruar së tepërmi teksa kryeministri Rama po kthehet nga vizita e tij në Beograd dhe Preshevë, Sali Berisha ka shkruar në Facebook një status ku e quan Ramën pjesë të bijëve të bllokut hoxhist që po ringjallin diktatorin Hoxha. Sipas tij diktatori i Shqipërisë po rehabilitohet në 70-vjetorin e Çlirimit.
“Neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama po përdor 70-Vjetorin për të rehabilituar Enver Hoxhën, “Hitlerin shqiptar” të pasluftës, diktatorin më mizor e më të egër që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre. Lufta e shqiptarëve kundër pushtuesve nazifashistë përbën një faqe të ndritur të historisë tonë kombëtare. Por ajo, në vend të lirisë për të cilën luftuan dhe ranë për t’u bërë të pavdekshëm, mijëra e mijëra shqiptarë, nuk solli lirinë, por solli Enver Hoxhën dhe regjimin e tij të shtypjes më të egër, më mizore, izolimit më të thellë, varfërisë dhe mjerimit ekstrem”shkruan Berisha në Facebook.
Më poshtë Berisha sqaron se Rama po rehabiliton me postera figurën e Hoxhës, duke i shpërndarë ato në Facebook dhe duke shëtitur posterat në gjithë vendin në aktivitetet e qeversisë socialiste kushtuar Luftës.
“Rehabilitimin e diktatorit Hoxha, Hitlerit shqiptar të Pasluftës, siç do ta quanin në deklaratën e samitit te Parisit, liderët e Bashkimit Demokratik Europian, në pranvere te vitit 1991, e nisi zyrtarisht Edvin Kristaq Rama duke sjelle portretet e tij dhe shprendare ato ne FB ne ceremonine e nderimit te te reneve vitin e kaluar, dhe shetitur me pas ne mbare vendin ne aktivitete te qeveritareve socialiste kushtuar Luftes.
Rehabilitimi i figures me gjaksore te historise, Enver Hoxhes, nga Edi Rama dhe neobllokmenet e tjere, eshte nje apel, kushtrim per çdo qytetar te ketij vendi te ngrihet me vendosmerine me te madhe per nisur drejt eterve bijte e bllokut hoxhist dhe permbysur shtetin e tyre policor!’, përfundon ish-kryeminsitri, i cili sot s’ka bërë ndonjë koment për vizitën në Preshevë të Edi Ramës./j.h