“Po sa i pafat paska qene ky Edi Rama”. Kete fjali e degjova disa dhjetra here nga persona pa lidhje mes tyre, mengjesin e krimit ne Tirane ku humben jeten 4 njerez.
Ngase nuk kisha lexuar ende detajet e lajmit, nuk e kuptova se pse ishte i pafat Edi Rama. Por nuk ishte e veshtire ta kuptoja kur lexova emrin e njerit prej te dyshuarve; Konstandin Xhuvani, djali i deputetes se PS Luiza Xhuvani.
Dhe vete admiruesit e Edi Rames, mbledhin buzet me keqardhje sikur duan ta justifikojne per fatin e keq qe e ndjek e qe i rri pas dere me deputetet apo femijet e tyre. Sepse i behen ca si shume.
Femije drejtuesish te larte socialiste, deputetesh, ministrash qe akuzohen per vrasje, aksidente, perdorim armesh, kercenime. Deputete te denuar per vepra te renda dhe megjithate ende vazhdojne te jene ne majen e piramides, qe teorikisht duhet te jete edhe piramida e moralit qe leshon hije mbi vend .
Per fat te keq jane raste dhe fenomene qe mbeshtjellin ne shumice Partine qe drejton Edi Rama.
Duhet te jesh shume cinik te besosh se kryeministri nuk shfryn sinqerisht neper dhembe, apo nuk shan me plot goje, per keto gure qe i hyjne neper rrota ne momentet kur lancon pikerisht projekte madhore sic eshte ai per reformimin e arsimit, atij qe krijon vrases te tille ballkanas ose skandinave qe nuk konceptojne dot se si mund te hidhet bishti i cigares ne rruge. Por ja qe faktet jane fakte. Fjalimi i tij deshmoi pikerisht kete brenge te tij.
Ndonese pak kohe me pare me kerkese te tij, (nje veprim jo fort i matur nga ana e kryeministrit), Luiza Xhuvani thirri te birin ne kuvend, per te deshmuar se nuk ishte ne Lazarat, duke krijuar keshtu nje show te pavend per te pergenjeshtruar akuzat e opozites.
Situata behet e rende me rastet e femijeve te ligjevenesve dhe drejtuesve politike. Cdo qytetar i ketij vendi ka te drejten absolute ti lutet Zotit fillimisht mos i ndodhte atij vete, e me pas ti drejtohet kryeministrit, duke i kerkuar ti zgjedhe me kujdes ata qe do e perfaqesojne ne kuvend. Sepse ka te drejten te mendoje se “filan deputet nuk edukon dot femijen e tij, cfare shembulli do jape per te tjeret?”
Dhe brenda ketej zhgenjimi nga elita politike, e i ndodhur perballe deshperimit nga hallet e jetes, qytetarit te thjeshte nuk i mbetet tjeter vecse te ngushellohet me nje shprehje daneze qe thote se “femijet jane pasuria e njerezve te varfer”, duke shpresuar se nuk do tu behen te tille.
Fatkeqesisht ngjarja e rende ku perfshihet qofte edhe si i dyshuar djali i shumeperfolur edhe me pare i nje deputeteje te tij, i ndodhi nje dite pasi mijera mesues u zbulua se nuk gjendeshin ne pozicionin e duhur per te arsimuar sic duhet femijet e ketij vendi. Edhe pse nje koincidence fatkeqe per te, dhe nje tjeter arme ne duart e kunderdhatreve te tij, kjo ngjarje duhet ta beje me te vendosur ne reformen e nisur te arsimit.
Rastesi apo jo, per Edi Ramen keto ndodhi me personazhe kryesisht femijet e te tijeve, porkrijojne nje bilanc faktesh qe e nxjerr te humbur grupin e tij parlamentar ne betejen morale me opoziten. Dhe pamvaresisht veprimit shume dinjitoz dhe te rralle te doreheqjes qe ndermori Luiza Xhuvani, qe me shume diktohet nga dhimbja per fatin e jashtezakomshem tragjik te birit, sesa nga faktore morale, i duhet ende shume pune per ta fituar kete beteje, jo me opoziten por me shoqerine shqiptare te zhytyr keq ne amoralitet.
Mbase rrenjet e kesaj katandie duhen kerkuar ne 2009. Ate vit zgjedhjesh, kur Edi Rama tentoi te fitoje pa ndihmen e te forteve me moral te dyshimte. Por atehere nuk ja arriti. Dhe ne 2013 nuk tentoi ta bente me. Pranoi te zhytet dhe ai ne balten e ketij vendi duke bere lloj lloj kompromisesh. Disa thone se nuk mund te bente ndryshe. I duhet te vinte ne pushtet qe te pastroje balten. Por ende vazhdon te kete shume.
Ne fakt duhet te sforcohesh te gjesh raste dukshem te denueshme moralisht te femijet e opozitareve.
Nese dikush do sjelle si shembull femijet e Sali Berishes, krahasimi nuk qendron plotesisht.
Vertet mund ti akuzosh per shfrytezimin e influences qe u jepte fakti i te qenit femije te kryeministrit, por te pakten nuk i akuzon dot askush per mbajtjen dukshem perpara syve te gjithe njerezise e nje arme ne dore apo ne kroskotin e makines. Ashtu sikunder askush nuk akuzon dot femijet e Fatos Nanos apo djalin e Edi Rames.
Deputete te tille (jo si Luiza Xhuvani, ajo tashme e dha shembullin e saj) qe mbajne gjalle vete, ose me shembujt e femijeve te tyre imazhin rrenues moralisht te ketij vendi si vend te fortesh dhe qe detyrojne mijera te rinj te aplikojne per green card, nuk ka pse te jene ne Kuvendin e Shqiperise. Ky duhet te ishte kontributi i pare qe Edi Rama duhet te jepte per ta rilindur kete vend.