Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Kunati harton dosjen e Konstandinit

$
0
0

Pas ngjarjes makabër, Kunati ju vu punës të mblidhte të dhëna rreth dosjes së autorit të dyshuar për t’i përdorur publikisht. Njerëzit e tij në shtet filluan të raportojnë të dhënat.

I pari i raportoi njeriu i tij në qarkulim rrugor: Nga të dhënat tona, Konstandini kishte makinë të rregullt, të blerë në rregull, me doganë të paguar. Kishte kutinë e ndihmës së shpejtë, trekëndëshin, jelekun fosforeshent dhe pompën zjarrfikëse. Nuk kishte gjoba.

Pastaj raportoi njeriu i tyre në INUK: Konstandini nuk ka ndërtesë pa leje. Ai jeton në një shtëpi të vjetër me hipotekë, nuk ka shtesa dhe nuk ka bllokuar ndonjë rrugë kalimi.

I treti raportoi njeriu i tyre në CEZ: Konstandini është korrekt me faturat e energjisë elektrike. Edhe pse mbahet si i fortë, nuk ka bërë lidhje të paligjshme.

Kunati i shikonte dhe tërbohej.

-Çi kam këta tuhafë, tha, më raportojnë vetëm gjëra pozitive për këtë?

Atëhere thirri Tom Ndrecën, të vetmin që i ka mbetur në gjykatë që nga zgjedhjet e Bashkisë.

-Më jep ndonjë të dhënë për këtë Konstandinin, i tha.

-Nga gjykata është korrekt, tha. Është akuzuar për një vrasje, por me sa kam parë dosjen, ja kanë futur kot, se ai nuk e dinte që revolveri kishte plumb, dhe aq më tepër as që i shkonte mendja se plumbi do zinte shokun. As që bëhet fjalë të mendohet që shoku do vdiste nga plumbi i shokut të vet. D.m.th, si ta them unë, është plumb i gjetur jashtë kutisë, si fletët e votimit. Ndaj nuk i quajtëm.

I mërzitur dhe nga Ndreca, Kunati mori një prokuror.

-A ka ndonjë gjë negative ky Konstandini, i tha, se duhet t’i biem fort.

-Më negative se të vrasësh katër vetë, nuk ka, i tha prokurori.

-Këtë se themi dot, tha Kunati, se kjo shifra 4 të vrarë është ters, se duket sikur e themi dhe për Lulin dhe Doktorin më 21 Janar. Po ndonjë tjetër më të fortë?

-Jo, të tjerat i ka në rregull, i tha prokurori. Dritat i ka paguar, ndërtime pa leje s’ka, kutinë e ndihmës së shpejtë e ka, bile për siguri mbante dhe pistoletë me vete.

-Ah, ja këtu të kapemi, tha Kunati. Se Luli dhe Saliu s’kanë qenë të armatosur atë ditë që vranë. Këtu e bëjmë diferencën. Do t’i bëjmë copë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>