Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Shkëlzen Berisha (ai i 26 arkivoleve) i turret Ramës: Vrasja u stimulua nga lidhjet e tua familjare

$
0
0

argita-shkelzeni-300x2271

Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, biznesi i të cilit në Gërdec vrau 26 vetë dhe ai nuk u thirr kurrë për hetim, ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës. Ai e ka akuzuar atë se lidhjet e tij me familjen Xhuvani bënë që të ndodhte kjo masakër.

Më poshtë deklarata:

Sapo dëgjova deklaratën e Edi Ramës në TV. Nuk më zhgënjeu. Si gjithmonë asnjë ndjesë apo përgjegjësi politike për masakrimin e shëmtuar të 4 të rinjve, ndërsa ministri i tij luan me lodra nëpër emisione televizive.

Përcolli të njëjtin stil shpifjesh, pa shije e të dala boje nga stërpërdorimi ndaj kundërshtarëve, sa herë që ndodhet nën presionin e opinionit publik. E kam fjalën për atë baltë që kujtohet të hedhë, kur është në ditë të vështira si kjo e që me pas e harron, për ta përdorur sërisht atëhere kur i duhet.

Doli për të na thënë se vendosi një standart politik, por nuk na tha çfarë e pengoi ta vendoste këtë standart kur djali i deputetes së tij vrau për herë të parë?

Ka akuzuar e etiketuar gjyqtarë e prokurorë për turlilloj gjërash, por nuk dëgjuam në asnjë moment të kërkonte përgjegjësi tek askush nga ata që u mjaftuan për të dënuar vetëm me dy vjet heqje lirie vrasësin që sot i lirë ekzekutoi 4 të rinj të tjerë.

Ai nuk gënjeu kur tha se ishte mik i familjes Xhuvani, por nuk na tha nëse ai dhe miqtë e tij kanë ndikuar në lirimin e vrasësit që herën e parë, duke i dhënë atij mundësi të vrasë sërisht.

Sikundër tha me të drejtë zonja Xhuvani, çdo prind ngelet i tillë deri në fund (dhe ashtu duhet të jetë) të tillë mund të ngelen edhe miqtë (si Rama) por do ishte mirë që këto marrëdhënie të trajtoheshin mes tyre si familjare e miqësore, pasi çdo tentativë për ta shitur si standart apo moral dorëheqjen e sotme është thjesht një tallje me 4 viktimat që do të ishin gjallë nëse lidhjet familjare dhe miqësore nuk do të kishin vënë me kohë përfund ligjin, standartin dhe moralin.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>