Pep Guardiola nuk i beson fitores së ndeshjes së parë duke kërkuar që Bayerni i Mynihut ta harrojë atë sukses sepse sipas tij, Roma do të kërkojë hakmarrjen në “Allianz Arena”:
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë sepse verdhekuqtë kërkojnë të marrin hak për atë humbje. Ata duan të nderojnë fanellën, prandaj mund të na krijojnë shumë probleme”.
Tekniku katalanas preferon të ruajë një profil të ulët edhe pse kjo është ndeshja ku skuadra e tij mund të sigurojë matematikisht kualifikimin, raporton Sport News:
“Do të jetë një ndeshje e madhe ku ne kemi mundësinë të sigurojmë kalimin për më tej nëse fitojmë. Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë se pas avantazhit tonë në ndeshjen e parë, Roma kishte 3-4 raste për të barazuar. Nëse do të kishin qëndruar në pravijë, ndoshta nuk do të kishin pësuar një humbje të tillë. Nga ndeshja e parë, Roma nuk humbi asgjë më tepër se tre pikë”.
Në vijim, Guardiola analizon sfidën dhe kundërshtarin:
“Ata do të kërkojnë fitoren këtu në Mynih por ne duhet të përqëndrohemi te loja jonë edhe pse i dimë pikat e forta dhe të dobëta të Romës. Mentaliteti me të cilin hyjmë në fushë është thelbësor sepse ata kanë në skuadër lojtarë me cilësi si Keita, De Rossi, Totti, Gervinho, Manolas apo Nainggolan”.
Më pas fjalën e mori mbrojtësi Mehdi Benatia, i cili flet me petkun e një ish lojtari verdhekuq.
Marokeni theksoi fjalët e trajnerit të tij, duke theksuar se Roma është një kundërshtar i rrezikshëm pasi kërkon të zhvillojë një ndeshje pozitive disfatës së thellë në “Olimpico”.