Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Vjedhja në BSH, bashkëshortja e Bitrajt në prokurori: Punoja nga mëngjesi deri në darkë, kur Ardiani shpenzonte miliona

$
0
0

prokuroriaNjeriu i pare tek i cili u rrefye Ardjan Bitraj ishte bashkeshortja e tij, Nerida Bitraj.

ABC News publikon nje pjese te deshmise se bashkeshortes se tij, ku ajo tregon momentin kur Bitraj i tregoi cfare kishte bere dhe se kishte vendosur te rrefehej vete tek eproret e tij.

PËRGJIGJE

Unë jam vënë në dijeni të faktit se bashkëshorti im Ardian Bitraj kishte përvetësuar shuma të mëdha parash dhe këto para më tej i kishte luajtur në baste sportive, kur ai vet më ka thënë një natë përpara se të shkonte dhe të raportonte te eprorët e tij. Ka qenë një moment në shtëpi, i cili më ka kërkuar të uleash pasi kishte diçka serioze për të diskutuar me mua dhe më ka thënë që kishte marr shuma të mëdha parash nga arka e shtetit. Më tha që do të kërkoj që këtë t’ja them Guvernatorit nëse do kem mundësi ta takoj, në rast të kundërt do të flas me eprorët”

35 vjecarja tha ne prokurori se miliona euro nuk u perdoren per shpenzimet e familjes. Ndersa Ardjan Bitraj luante miliona ne baste, Nerida tha se punonte nga mengjesi deri ne oren18 te pasdites, pa bere asnje dite pushim gjate muajit korrik.

PËRGJIGJIE

Gjatë gjithë javës jam në punë. Punë të cilën e filloi nga ora 9:30 minuta e deri në ora 18 të pasditës. Kështu që gjatë muajt korrik nuk kam bërë pushim, asnjë ditë.

Bashkeshortja e te akuzuarit kryesor te vjedhjes se 713 milion lëkëve tha ne prokurori, se Ardjan Bitraj ishte nje njeri i vetmuar, pa miq dhe cdo pasdite qendronte neper lokale bastesh.

PËRGJIGJIA

Unë e dija që ai lunte në këto lloj lojrash sportive por asnjëherë nuk kam ditur se sa ka qenë shuma që ai luante. Ai qëndronte gjithmon posht tek lokalet e lagjes ku ishin edhe këto lokalet e basteve. Periudhën ku ka qenë kampionati botëror ai ka qëndruar kryesisht poshtë në lagje ku edhe shihte ndeshjet me dy çunat e mëdhënjë. Kjo i ishte kthyer  në një rutinë të përditshme pasi ishte shumë i apasionuar pas futbollit dhe kishte qejf edhe të kluante baste.

35-vjeçarja i ka thënë prokurorit se bashkëshorti nuk shoqërohej me persona të tjerë përveç nipit të tij i arretsuar tashmë Klevis Bejtja. Para prokurorit të çështjes, Nerida Bitraj ka treguar se bashkëshorti, kohët e fundit merrte mjekime për tension, por në asnjë rast nuk kishte vërejtuar ndonjë gjë të pazakonte tek ai apo të ketë parë shuma të mëdha parash nëpër shtëpi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>