Teoria e Big Bang, e cila sipas shkencëtarëve çoi në krijimin e universit 13.8 miliardë vite më parë, ishte e gjitha plani i Zotit, ka deklaruar Papa Françesku.
Papa tha se shpjegimet shkencore për fillimet e universit dhe zhvillimi i jetës përmes evolucionit, përputhen me vizionin e Kishës Katolike për krijimin.
Kreu i Vatikanit mbajti një takim në Akademinë e Shkencës ku pohoi se: “Big Bang, e cila mbahet nga shkenca si teoria e krijimit të botës, nuk bie ndesh me ndërhyrjen e krijuesit të shenjtë, përkundrazi e plotëson atë”
Papa shtoi se të krishterët duhet të heqin dorë nga ideja se bota i krijua nga rastësia. Evolucioni, ishte i gjithi plani i Zotit, u shpreh Papa.
“Zhvillimi i çdo karakteristike të çdo krijese unike, nuk bie në kontradiktë aspak me nocionin e krijimit, sepse evolucioni presupozon se krijimi i qënieve evoluon”,- citoi më tej Papa Françesku.
Duke lexuar Zanafillën ne kemi përfytyruar se Zoti “me një shkop magjik, është në gjendje të bëjë çdo gjë”. Por nuk është kështu. Ai krijoi jetën dhe la që çdo krijesë të zhvillohet në përputhje me ligjet natyrale që i ishin dhënë secilës.
Kisha Katolike nuk jep më mësime mbi krijimin, ku besohej se Zoti e krijoi botën në gjashtë ditë. Tani ajo shpjegon se në librin e Zanafillës, krijimi i botës në gjashtë ditë është një alegori për mënyrën se si Zoti krijoi botën./J.H