Një qytetar ka rrëfyer se i njeh vrasësit e bankierit Artan Santos.
Dëshminë e tij ai e ka dhënë për News 24.
Ai ka thënë se i ka kallzuar vrasësit më 25 gusht tek drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Duke qenë se ky i fundit nuk ka reaguar, ai ka thënë se i është drejtuar edhe një prokurori dhe më pas televizionit News 24.
Dëshmitari: Kam shkuar dhe për qark dhe kam parë disa herë. Ditën që u bë vrasja shkova të shikoja ku parkohej ditë për ditë dhe nuk ishte. Shkova ditë për ditë atje dhe në krye të 14 ditëve ka dalë motorri i modifikuar.
Gazetari: Çfarë modifikimi i kishin bërë motorit?
Dëshmitari: Para vrasjes motori pjesën e parme dhe të pasme e ka pasur të bardhë, pas vrasjes e kanë bërë të zezë dhe disa modifikime të tjera të vogla që nuk i dallon. Aty u vura në dyshim.Më pas shkova te një miku im në Tiranë për darkë. Atje ku kam dëgjuar një bisedë familjare, që gruaja e këtij zotërisë që ka motrrin i ka thënë nënës së vetë që bankierin e ka vrarë sepse më ka marrë 300 mijë euro. Po për këtë nuk kam prova që ta vërtetoj që gruaja e shoferit i ka thënë nënës së vetë. Më pas aty u sigurova më shumë dhe lajmërova policinë, e kam marrë në telefon Artan Didin ( Drejtor i Përgjithshëm i Policisë) dhe i thashë kam zbuluar vrasësit e Artan Santos në këmbim të 100 mijë eurove. Ai pranoi, më tha më jep emrat. I dhashë emrat, më pas ai kërkonte prova të tjera. Kështu që unë vazhdova ,pasi unë nihja një mikun e tyre (të autorëve) më pas e kam konfirmuar me miqtë e tij. Njoha një mikun e tyre, mikun e vrasësve edhe i thashë që përmua 99% ata janë. Ai ma konfirmoi duke thënë se ata janë vrasësit dhe se për arsyet e mija personale nuk bashkëpunoj, nuk i denoncoi. Ia tregova dhe këtë Artan Didit që miku i tyre e konfirmon që janë ata, dhe më pas ai kërkoi sërish prova. Nëpërmjet një mikut tim i kam dërguar emrat dhe mbiemrat. E kam parë motrrin më datë 16 qershor edhe motrrin me targë edhe ata pa kokore, kemi bërë marrëveshje që s’do i zbuloja askujt. Më tha mos heq dorë, ata janë por që do e kem të vështirë se policia nuk ka dëshirë ta zbardhë.
Gazetari: Kontakte me njerëz të tjerë?
Dëshmitari: Unë me Artan Didin kam vënë kontakte. Ia kam dhënë emrat, Nuk kam interes. Po të kishte interes për 24 orë me prova të që kam dhënë unë duhet ti kishte kapur. Nuk ka interes.
Gazetari: Po pse iu drejtove shtypit?
Dëshmitari:Më vjen inat, e kam bërë marrëveshjen me policinë që këta janë emrat dhe do të japi në këmbim 100 mijë euro, as nuk më thotë që këta janë, do ta mbajë në farë kohe këtë muhabet dhe pastaj ta humbi, prandaj i jam drejtuar shtypit që të konfirmohet është apo jo. Unë për veten time jam i sigurt tre herë.
Gazetari: E ke takuar ndonjeherë Didin?
Dëshmitari: Më ka kërkuar dy herë të takohet ai, por miku im nuk më ka lejuar, pasi ne e kemi hedhur hapin e parë kemi treguar emrat, ai duhet të hedhi hapin e vetë të bëjë arrestimet pastaj të takohemi. Duhet të jetë reciproke, nëse nuk bashkëpunon ai përse duhe të takohemi.
Gazetari: Ke frikë të takosh Didin?
Dëshmitari: Frikë nuk kam por nuk kam dhe arsye, unë i jap emrat dhe ai nuk bën punën. Për çfarë ta takoj? Nuk kam besim.