Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Zhdoganimet/ Spiropali: 18 miliardë lekë më shumë se 1 vit më parë

$
0
0

elisa spiropaliDrejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali bëri të ditur  se janë arkëtuar 18 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar dhe se pjesa më e madhe e të ardhurave janë nga akciza. 

“Në 12 muaj dogana ka arkëtuar 18,9 miliardë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shtatori ka qenë një muaj shumë i mirë dhe raportoj se janë mbledhur 13 miliardë e 595 milionë.

Kontribueset më të mëdha, rritjen më të madhe e ka pasur akciza që ka shënuar një rritje prej 27%. TVSH është një tjetër kontribues i lartë i të ardhurave të doganave janë mbledhur 11,6%më shumë”, theksoi Spiropali në analizën vjetore të institucionit që drejton. 

Në vijim ajo shtoi se puna e administratës doganore nuk lidhet vetëm me të ardhurat por edhe me punën për të luftuar kundër evazionit kontrabandën.

“Në 12 muaj, sasi e karburanteve të zhdoganuara është  13% më shumë. Cigarja ka një rritje të konsiderueshme, 4%. Kafja ka një rritje 20% të zhdoganimit. Këto tre produkte tregojnë punën që është bërë për të luftuar informalitetin dhe kontrabandën”, theksoi Spiropali.

Pa një administratë evropiane s’mund të ketë rezultate sqaron Spiropali. Më tej ajo thekson se në dogana po realizohen disa reforma kyçe.

“Janë bërë një sërë reformash kyçe; akademia fiskale dhe përmirësime logjistike, rritje të bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, ndëshkim të lidhjeve korruptive dhe evazionit, reforma legjislative si miratimi i kodit doganor dhe miratimi i akteve nënligjore. Kthimi ne efiçencë i strukturave ekzistuese të ligjit”, sqaroi Spiropali.

Drejtoresha e Doganave bëri me dije se janë bërë 126 kallëzime në Prokurori për raste korruptive.

“Duket si një shifër e ashpër por ka të bëjë me struktura të doganës dhe biznese të pandershme”,u shpreh Spiropali.

Më tej ajo bëri të ditur edhe numrin e kontrolleve të ushtruara.

“Kontrollet për anti-kontrabandën janë rritur me 50%, kontrolle të pjesshme 225 më shumë. borxhi doganor është ulur. Kemi nisur disa fushata një për akcizën”, tha ajo.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani i pranishëm në këtë analizë vlerësoi realizimin e planeve dhe mbledhjen e të ardhurave, ndërsa shprehu mbështetjen e plotë ndaj administratës doganore.

Sipas tij, shifrat tregojnë se të ardhurat që deri dje përfundonin në xhepin e bizneseve pranë ish-Qeverisë sot hyjnë në buxhetin e shtetit.

“Biznesi po lëviz, ka gjëra që duhet të përmirësohen dhe ne kemi mundësi për tu përmirësuar”, tha Cani, duke shtuar se vërejtjet e biznesit do të trajtohen me shumë seriozitet”, tha Cani.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>