Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Veliaj: Statusi i jetimit dhe invalidit jepet vetëm nga shteti, shoqatat abuzojnë me ju

$
0
0

VeliajMinistri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj në takimin për mbrojten e të drejtave të fëmijëve në fshatin SOS, ka reaguar edhe për rastin e denoncuar nga emisioni “Fiks-Fare”.

Veliaj reagoi për dhënien e stausit të jetimëve.

Ministri u shpreh se këtë status e jep vetëm shteti, asnjë person apo shoqatë tjetër.

Statuset për jetimët i jep vetëm shteti. Asnjë shoqatë nuk mund të jap statuse për jetimët apo invalidët. Këto janë abuzime seksuale dhe financiare. Drejtuesit e shoqatave që abuzojnë për raste të tilla do shkojnë para drejtësisë”, tha Veliaj.

Më tej ministri u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg këtyre shoqatave.

“Qytetarët të mos të shkojnë për dëshmi dhe statuse në këto shoqata, ata abuzojnë me ju. Vërtetimet i jep vetëm shërbimi social shtetëror”, theksoi ministri.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>