Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Papa Françesku nominohet për çmimin Nobel për Paqe

$
0
0

Papa-femije-300x199Edward Snowden, Papa Françesku dhe pakistanezja, Malala Yousafzai  janë emrat me përparësi për çmimin e Paqes.

Ashtu si zbuluesit e njohur të së ashtuquajturës ”pjesëza e Zotit”, Peter Higgs dhe François Englert morën çmimin e Fizikës në vitin 2013, spekulimet përqendrohen më shumë këtë vit në çmimin e Paqes dhe të Letërsisë.

Për Paqen, çmimi do të jepet më 10 tetor, kandidaturat në numër rekord, 278, janë pranuar.

Nëse lista e plotë është sekrete, disa emra janë zbuluar nga ata që janë propozuar, si ai i Snoëden, ish-këshilltar i Agjencisë të Sigurisë Kombëtare amerikane (NSA), që zbuloi përmasën e mbikëqyrjes elektronike të ndërmarrë nga SHBA-ja.

Kristian Berg Harpviken, drejtor i Institutit të kërkimeve për Paqe në Oslo është një prej ekspertëve të rrallë që rrezikon duke publikuar një listë me emrat favorit, edhe pse nuk ka gjetur kurrë fituesin.

Këtë vit ai vendos Papën në vend të parë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>