Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Vajza e mesiles, nje nga dy femijet qe priten Papen

$
0
0

Papa-femije-300x199

Dy fëmijë  kanë mirëpritur sot Papa Françeskun në aeroportin e Rinasit me tufa lulesh. Ata janë Hana Demi dhe Luis Mitri. Hana Demi është vajza e deputetes Mesila Doda dhe gazetarit Enkel Demi. Hana është pagëzuar katolike, ashtu si mamaja e saj, Mesila, e cila i përket këtij besimi dhe ka kryer studimet e larta në Vatikan në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit “Pontific Urbaniana”. Ndërsa Luisi mësohet se është i biri i njërës nga punonjëset e “Caritas Albania”.

Dy vogëlushët janë përzgjedhur nga organizatorët për pritjen historike të Papa Françeskut në Shqipëri, e cila do të mbahet mend nga një popull i tërë. Përzgjedhja e tyre mësohet se është bërë nga vetë përfaqësuesit e Konferencës Ipeshkvnore e Kishës Katolike të cilët janë kujdesur në detaje për organizimin e saj.

Vetë deputetja demokrate, Mesila Doda, do ta komentonte në rrjetet sociale këtë mundësi të rrallë dhe rast të paharrueshëm për vajzën e saj, “Tejet e lumtur!!!! Hana ime ishte fëmija që e priti në aeroport dhe i dha lulet Atit të Shenjtë, një kujtim për gjithë jetën e saj. Zoti e bekoftë!!!”, shkruante Doda në rrjetet sociale.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>