Në mbyllje të vizitës 11 orëshe të Papa Françeskut në Tiranë pa incidente, Ministria e Brendshme falënderoi qytetarët dhe pelegrinët për mbarëvajtjen e saj.
“Shprehim mirёnjohjen dhe falënderimet pёr tё gjithё qytetarёt, pёr bashkëpunimin me forcat e policisё dhe strukturat e tjera tё sigurisё, duke u bёrё pjesё e rёndёsishme e angazhimit madhor pёr tё garantuar mbarëvajtjen e plotë të vizitёs historike tё Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut nё Shqipёri”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.
Për mbarëvajtjen e vizitës së Atit të Shenjtë u angazhuan 2500 punonjёs policie dhe forcave tё tjera tё sigurisё.
Me urdhër të Kryeministrit Rama, në krye të organizimit për masat e sigurisë u komandua ministri Tahiri, ndërsa operacioni policor u drejtua nga Drejtori Artan Didi.
“Konfirmuam dhe njё herё vlerat e larta tё mikpritjes, tolerancës, bashkëjetesës, qytetarisë dhe harmonisё”, nënvizohet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.