Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto të dhuratës që do i bëjë Atit të Shenjtë gjatë vizitës në Tiranë.
“Ekskluzivisht për ju disa pamje të dhuratës që Papa Françesku do të marrë me vete nesër në Selinë e Shenjtë nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë,” shkruhet në faqen e tij në Facebook.
Bëhet fjalë për një kupë me dhe nga toka jonë.