Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Për Fullanin e Bankës dhe Fullanizmin e gjyqësorit

$
0
0

 

Një zbërthim i paradokseve në vendimin e gjyaktës së Apelit për masën ‘arrest në shtëpi’ndaj Fullanit. Si e ka shmangur me qëllim trupa gjykuese argumentin kryesor që i paraqiti prokuroria. Pse nuk ju dha përgjigje pretendimit të prokurorit se vetëm pas hekurave Fullani nuk përbënte rrezik për sekretin hetimor. Pse vendimi gjyqësor i Apelit i jep goditje serioze procesit hetimor të vjedhjes në Bankë

mece

 

Nga Arben Meçaj

(marrë nga www.pol.al)

 

 

 

Kujtoj tete vite me pare dalje mediatike kur denoncoja aferen e rruges Durres Kukes .

Ne ato dalje, ne vitet 2010-2013 denoncoja dhe argumentoja Borxhin Shteteror e posacerisht ate te Brendshem si nje gangrene, si kancer qe cdo dite zgjeronte metastrazen rrenuese ne menyre gati te pakthyeshme per ekonomine shqiptare .

E nderkohe indinjohesha kur nga tribunat megalomane te Bankes Shqiperise shihja nje person qe ne delir te plote fliste per nje situate “te shendoshe” dhe “ne progres zhvillimi ” te ekonomise shqiptare, ne dekadence progressive .

I indinjuar, gjithnje, ne cdo dalje te radhes me dukej sikur bertisja me te madhe: “Ky duhet te jete i pari person qe duhet te penalizohet per situaten katastrofike te ekonomise dhe financave te manipuluara shqipare”.

Dhe sinqerisht jo me per faktin se genjente mediatikisht (nuk mund te mbijetonte ndryshe ), por :

 

*Sepse manipulonte treguesit makro dhe mikro financiar me pasoja serioze per ekonomine e vendit,

*Sepse me manipulimet e tij, me ndergjegje te plote, shfrytezonte instrumentat e pushtetit nga pozicioni si Guvernator duke financuar ne menyre te paligjshme fluskat elektorale qeveritare te zhvillimit fiktiv ne vend .

*Sepse me indinjonte ne menyre te vecante skema e tmerrshme e presionit mbi bankat e nivelit te dyte, per ti implikuar ato ne skemat anti-ligjore dhe anti-kushtetuese te financimit te buxheteve konsumatore, demagogjike , vjedhese dhe shkateruese te qeverise te kohes, me pasoje serioze ne rritjen e peshes se debitit te qytetareve kredimarres, ne rritjen e peshes se bilanceve te keqija ne banka, ne rritjen e peshes se kredive te keqija ne banke etj etj ( eshte nje process teknik qe do kohe per t’u shpeguar, por qe besoj dhe kam bindje se shume shpejt do te zbardhet )

 

Ngjarja e mungeses se 713 milione lekeve (nuk po them vjedhjes, sepse skandali i fundit i etiketuar si vjedhje, me rezulton me modesti) ne Banken Qendrore ishte e pritshme nga ana ime .

Por kur prokuroria veproi dhe realizoi arrestimin spetakolar te Guvernatorit, sinqerisht pashe nje shkendije se “petet filluan te happeeennn ”

Palet politike, por me teper nepotike, ne llogore politike u riorganizuan pas tronditjes se pare (vetem gjashte dite) . Atu ndjene nje rrezik potencial ne horizont.

Te pozicionuar deri ne prepotence ri-aplikuan skemat e tyre te vjetra, te rendomta e te neveritshme mediatike, me qellim te deformonin apo manipulonin Arsyet, Motivet etj etj Hakmarrje, Interesa  e ku ta di une se cfare nuk u shpiku mendja e tyre dhpesh e shfrenuar diabolike . Por… askush prej tyre nuk komentoi se paku se ka nje te vertete tronditese:

 

Ne Banken e Shqiperise eshte konstatuar nje humbje monetare , dhe nje skeme konspirative me permasa te frikshme pervetesimi vlerash monetare ne sistemin bankar .

 

Personalisht nuk kam menduar se keto vlera jane thjesht vjedhje ordinere me permasa te medha , ashtu si po perpiqen ta shesin analistet dhe teoricienet manipulative .

Jo! Vlera e perfolur prej rreth 7 milione usd eshte thjesht vlere e mbetur ne rjeten e Prokurorise si efekt i fillimit blic (ne sekret te plote) te nje procedimi hetimor . Ne oqeanin e madh te skemes prepotente dhe primitive te pervetesimit kjo vlere eshte modeste .

Rrjeti dhe skema rane ne radaret e Prokurorise . Procedimi hetimit filloi me arestime .

Sic eshte bere zakon motorret mediatike te dezinformimit, manipulimit, deformimit, punuan me ngarkese maksimale

Te gjithe ne : “Injorantet”, “ Katunaret”, pame qe “Dikushat “ u shqetesuan se tepermi nga zinxhiri arrestimeve . Makineria manipulative i perfshiu agresivisht te gjithe , pa perjashtim. Pse?
Nga Ata (Dikushat) u fol per “arrestim te paligjshem”, “kapje politike”, “ urdhra “, “presion” “veteperdorim” apo nenshtrim nga presioni etj etj .

 

Ndonje syresh gati sa na bindi se ato para nuk mungojne me ne banke, se nuk ka vjedhje te Bankes . Ne themel te sulmit mediatik shquhej theksimi se akti i arrestimit ishte nje krijim halucinant i pushtareve ne fuqi per te marre kontrollin e financave!!.

 

Po kujt do ti merej ky pushtet ? Ishave ? E mundshme…

Tre vitet e fundit u punua per te konsoliduar institucione te kapura fizikish por me mbrojtje te konsoliduar ligjore deri kushtetuese . Pse ?

Koha, ngjarjet, situata ne drite te fakteve po tregon dhe po zbardh PSE-ne .

Por tashme eshte vertetuar se me Fullanin e Fullan-et , kontrolli mbi financat eshte ne dore absolutisht te atij qe ka pushtetin.

Me Ta, kontrolli i pushtetit financiar eshte me i garantuar se kushdo tjeter qe do te duash te zgjedhesh . Ata jane te organizuar, eksperte, me eksperience . Ata “i dine hilet e gjese” hilet e manipulimit , te presionit , te korruptimit , te kapjes , te sherbimit .

Ata i sherbejne kujtdo me servilizem autentik.

E kush pushtetar qe do te kete nen kontroll financat e shtetit, qe do te manipuloje treguesit financiare te zhvillimit, qe do te kete nen kontroll bankat e nivelit te dyte do donte te luftonte Fullan-et?.

Problemi i makinerise manipulative nuk ishte thjesht shqetesimi i ligjshem mbi kontrollin e financave . Diku tjeter fle lepuri.

Ardian Fullani eshte nje individ, nje zyrtar, por Fullanizmi eshte filozofi. Fullanizmi nuk eshte thjesht manipulator, sevil, Ai eshte I kamur ,i sigurte ne keshtjellen rrethonjese qe ka vite qe e ka ndertuar . Por Ai eshte dhe i pabese. Ai ka veprua bashke me Ata . Fullanizmi i ka nen kontroll Ata. Dhe Ata duhet te bejne cmos te shpetojne Ate. Perndryshe …

E ne kete proces mediatik , te gjithe ne pame se me teper se i arrestuari, te shqetesuar ishin Ata jashte hekurave . Perdoren te gjitha instrumentet, intimiduan prokurorine, por : procesi vazhdoi .

Arestimet u kryen . Prokuroria nuk u intimidua.

Ne fushebeteje shfaqen skualionet e tjera te lena ne gatishmeri per pas 23 Qershorit.

Gjykata , si nje strukture e konsoliduar favorizimi politik, u aktivizua.

Ajo duhej te garantonte Fullanet se nuk ishin vetem, Se Ata nuk kishin per ta lene ne balte .

 

 

Hijet e nje vendimi gjyqesor…

 

Pak ore me pare u zbardh vendimi i Apelit per ndryshimin e mases se arrestit te Ardian Fullanit.

Nje material voluminoz i riperseritur ne dhjetra paragrafe .

Ne themel te tij citoj :

  1. Nga provat e paraqitura rezulton që gjendja e rrezikut nuk është e pranishme në atë shkallë e rëndësi që të bëjë të zbatueshme masën e sigurimit “arrest në burg”
  2. Rrezikshmeria shoqërore e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” (nisur edhe nga lloji dhe masa e dënimit që parashikon kjo dispozite) objektivisht përligj caktimin e një mase sigurimi pesonal edhe më të butë nga ajo e “arrestit me burg”.

 

Por le te parashtroj dhe trajtoj sa me thjesht te mundem thelbin e ketij Vendimi . Komenti i metejshem le t’i mbetet lexuesit.

 

  1. Rrezikun, Ne kuptimin juridik trupi gjykues rrezikun e “identifikon” ne kater pika, te mbeshtetura ne nenin 228 te Kodit Procedure Penale , dhe te shprehura taksativisht ne vendim si me poshte :

 

Gjykata ka njohur katër arsye, si të përshtatshme për të vazhduar masën e paraburgimit kur ende ekziston një dyshim i arsyeshëm që personi ka kryer një vepër penale. Ato janë:

a)    risku i largimit;

b)    risku i ndërhyrjes në procesin e drejtësisë;

c)    nevoja për të ndaluar krimin;

d)    nevoja për të ruajtur rendin publik.

 

Cuditerisht keto kater pika i kemi degjuar si argument dendur nga Makineria e Manipulimit. Pike e presje thote populli .
Po cfare thote Neni 228? Le ta shikojme me vemendje:

 

Pika 3 Neni 228 Masat e sigurimit personal vendosen:

a- kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose

vërtetësinë e provës;

b- kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet;

c- kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit

ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të

cilin procedohet.

 

Lehtesisht konstatohet se Pika a. e Nenit nuk cilesohet ne asnje nga pikat argumentuese ku mbeshtetet Vendimmarrja e trupit gjykues . Po perse?

 

Sepse kjo pike eshte e vetmja dispozite ligjore e cila taksativisht e ben te detyruar masen e “arrestit me burg”. Ne ne thelb kjo dispozite eshte i vetmi insstrument ligjor ne dore te Prokurorise per te realizuar procedime hetimore qe garantojne sekretin hetimor .

Ta zhveshesh me vendim gjyqi Prokurorine nga kjy instrument do te thote te demtosh rende vete procesin, ta sabotosh me URDHER ate.

Masa e “arrestit me burg”. Vertet eshte ekstreme por mese e domosdoshme kur procesi hetimor nuk eshte thjesht administrim provash, por dhe sekret hetimor .

Sekreti hetimor eshte i domosdoshem vecanerisht kur kemi te bejme me vepra penale te dyshuara si te kryera ne bashkepunim .

Dhe pse procedim mbi vjedhjen ne banke zyrtarisht , deri ne kete moment, eshte shpallur thesht si konsumim i vepres penale “te shperdorimit te detyres”, eshte fakt se jane arrestuar 17 veta .

Pra pas hekurave ndodhen individe qe jane pjese organike e zinxhirit operacional te qarkullimit te pares KESH. Nje fije e ndan bashkepunimin nga shperdorimi.

Theksoj se per nje akt shperdorimi, si ky ne diskutim, me ndikim te drejteperdrejte ne stabilitetin e sigurise dhe imazhit te sistemit bankar te vendit, shmangia nga Gjykata Apelit e kesaj dispozite te sanksionuar qartesisht dhe taksativisht ne ligj, do te thote qe te zhveshesh procedimin hetimor nga nje instrument i fuqishem efektiv dhe i domosdoshem per te garantuar cilesine dhe suksesin e procesit hetimor .

Me plote bindje mund te theme se nga ky moment kur ndryshoi masa e arrestit, procesi hetimor eshte goditur sabotuar ne zemer te tij: Ne sekretin hetimor.

 

Dhe fatkeqesisht konstatoj se ky demtim eshte kryer me ndergjegje te plote.

Eshte e pamundur qe gjyqtare me pervoje dhe eksperience ( te pakten keshtu presupozohen ligjerisht gjyqtaret e Apelit ) te “ harojne “ nje dispozite qe ndan “ Shapin nga Sheqeri “, nje dispozite, moskonsiderimi i se ciles demton seriozisht ( per te mos thene saboton ) procedimin e metejshem hetimor .

 

Por problemi nuk qendron thjesht tek “ haresa “ .

Nje shqyrtim i vemendshem i qendrimit te akuzes ne gjykaten e apelit terheq vemendje citimi :

 

“Vendimi i gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i drejtë dhe i bazuar në provat e administruara gjatë fazës së hetimit paraprak.  Kjo pasi në marrjen e këtij vendimi, gjykata ka pasur parasysh kushtet dhe kriteret e parashikuara nga nenet 228 dhe 229 të K.Pr.Penale dhe ajo çfarë është determinante:

 -duke vlerësuar faktin se ekzistojnë shkaqe që vënë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provave, nisur nga funksioni i personit nën hetim dhe rrezikut të ndërhyrjes së tij në këto prova.”

 

Me qarte e sakte Prokurori nuk mund te shprehet . Prokuroria ne kete dokument ligjor, qartazi i ka thene Gjykates se Apelit, se e do Fullanin ne burg si garanci per ruajtjen e sekretit hetimor ne vijim.

 

Prokurorija ne asnje germe dhe rresht te apelit kundërshtues te saj nuk cileson se : Fullani ka risk te largohet nga shqiperia , te nderhyje në procesin e drejtësisë, eshte aktiv ne aktin kriminaldhe paraqet reziksjmeri per rendin publik .

Kur prokuroria masen e sigurise “arrest me burg”. e kerkon per arsye cilesisht te sanksionuara te rruajtjes se sekretit hetimor, atehere pse Gjykata kundershton dhe rrezon kerkesen e prokurorise me argumente qe nuk fare jane objekt i kerkeses se prokurorit?(!)
Por debati nuk qendron thjesht dhe vetem ketu .

Fakti qe prokuroria ne aktin e apelit kundërshtues te depozituar ne gjykaten e apelit insiston zyrtarisht se Sekreti Hetimor është determinant, detyron trupin gjykues te mbaje nje qendrim ndaj dispozites konrete qe thote:

se ekzistojnë shkaqe që vënë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provave, nisur nga funksioni i personit nën hetim dhe rrezikut të ndërhyrjes së tij në këto prova”.

 

Dhe Gjykjata me pas eshte shprehur, ka mbajtur nje qendrim . Po cfare qendrimi do thoni ju?

Lexoni dhe kuptoni:

 

“Gjykata e Apelit Tiranë çmon se nevojat e sigurimit diktohen nga rreziku i ikjes se personit nën hetim ndaj te cilit caktohet masa e sigurimit,rreziku i ndikimit ne marrjen ose vërtetësinë e provave gjatë fazës se hetimit ose rreziku i vazhdimësisë së veprimtarisë kriminale.

Po t’i referohemi praktikës së Gjykatës së Strasburgut ajo ka arritur në përfundimin se: Megjithëse nevoja për të nisur një proces penal kundër dikujt të dyshuar se ka kryer një vepër penale, ose nevoja për të parandaluar kryerjen e një vepre të tillë mund të japë justifikimin fillestar për t’i hequr lirinë personit të dyshuar, kjo nuk përbën një bazë të mjaftueshme për vazhdimin e mbajtjes në paraburgim pas kësaj faze. Vazhdimi i paraburgimit duhet t’i nënshtrohet hetimit të menjëhershëm gjyqësor që jo vetëm duhet të shqyrtojë së pari nëse është një masë e justifikuar, por edhe nëse ende është e përshtatshme për t’u vazhduar.

 

Gjykata ka njohur katër arsye, si të përshtatshme për të vazhduar masën e paraburgimit kur ende ekziston një dyshim i arsyeshëm që personi ka kryer një vepër penale. Ato janë:

a)    risku i largimit;

b)    risku i ndërhyrjes në procesin e drejtësisë;

c)    nevoja për të ndaluar krimin;

d)    nevoja për të ruajtur rendin publik.

 

Në rastin konkret për të dyshuarin Adrian Fullani nuk ka pasur asnjë provë apo indicie që të vërtetonte rrezikun për t’u larguar. 

Ai rezulton të jetë një qytetar me personalitet të mirë, banues në Tiranë dhe me adresë banimi të saktë, si dhe një funksionar  i lartë në institucionin më të lartë financiar në vend. 

Edhe vepra penale për të cilën ai akuzohet nuk parashikon një dënim të lartë, çka do të bënte të mendohej rreziku i largimit”

 

Ky ishte arsyetimi i Gjykates.

 

Pa dale pak…po ruajtjen e sekretit Hetimor qe kerkon taksativisht Prokuroria ky trup gjykues pse nuk e trajton apo interpreton? Per shembull, pse nuk ka mbajtur qendrimin formal dhe standard se kjo kerkese e prokurorise nuk mbeshtetet ne prova dhe fakte?

 

Te jene kaq matufe keta gjyqtare? Nuk rezulton keshtu.

Ky trup e di mire se kundershtimi formal ( me shkrim ) i provave dhe fakteve qe argumentojne cenimin e sekretit hetimor ne kete procedim penal perben nje prove renduese ndaj vete trupes, madje me pasoja serioze per karrieren e tyre profesionale.

Per pasoje, Trupa gjyqesore zgjedh te shmange plotesisht, ne menyre tinzare dhe aspak profesionale prononcimin mbi pretendimin taksativ te prokurorise cenimit te sekretit hetimor .

Praktikisht gjykata e ka nxjerre Fullanin jashte rrethit te sekretit hetimor. Vendimi i gjykates ja arriti qellimit.Procesi hetimor pesoi nje goditje te rende. Fullani shpetoi per momentin.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>