Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Vdesin mbi 500 klandestinë, anija e tyre u mbyt qëllimisht nga trafikantët

$
0
0

maltNjë tragjedi e rëndë është shënuar në brigjet e Maltës para pak ditësh.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigrimin (IOM), një anije me 500 klandestinë është mbytur, duke sjellë vdekjen e shumicës dërrmuese në bord.

Sipas dy dëshmitarëve, anija është goditur nga një anije tjetër.

Në total vetëm nëntë persona i mbijetuan ngjarjes së rëndë.

Anija kishte sirianë, palestinezë, egjiptianë dhe sudanezë.

Të mbijetuarit thanë se trafikantët u kishin kërkuar klandestinëve- mes tyre edhe gra e fëmijë- që të zhvendoseshin në një anije më të vogël dhe më pak të sigurt.

Kur ata refuzuan, ata e mbytën anijen e madhe.

Sipas IOM, anija u nis nga Damietta në Egjipt në fillim të shtator.

Më shumë se 2500 persona mendohet se janë mbytur në Mesdhe këtë vit.

Lajmi për këtë tragjedi në brigjet e Maltës vjen pasi një tjetër mjet lundrues me 250 persona u mbyt në brigjet e Libisë.

Mbi 200 persona humbën jetën në këtë incident.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>