Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

FOTO LAJM/ Tre kryetarët e PD-së bashkë, dhe Berisha që “harron” të ngrejë dy gishtat lart

$
0
0

Ata janë tre njerëzit që kanë drejtuar Partinë Demokratike deri më tani.

Eduard Selami, Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë fotografuar bashkë sot, ndërsa largoheshin nga homazhet për 16-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.

Në foto, ndryshe nga herët e tjera, çuditërisht Sali Berisha nuk ka ngritur dy gishtat lart, por ka përshëndetur vetëm me dorë.

Edhe pse Selami e ka drejtuar PD-në nga viti 1992-1995, dhe tashmë Lulzim Basha prej më shumë se një viti, duhet thënë se PD është kontrolluar gjithmonë nga Berisha.

Dhe vazhdon të kontrollohet.

Se deri kur, kjo nuk dihet.

doku


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>