“Parlamenti në seancën e radhës duhet të shkarkojë guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ndërsa kjo procedurë duhet të jetë konform normave ligjure dhe Kushtetutës”.
Kështu është shprehur nga Fieri deputeti i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, i cili ndër të tjera u ndal edhe tek përzgjedhja e guvernatorit të ri.
Ndërsa theksoi se ka mjaft njerëz të aftë në fushën e financës, Ruçi nuk përjashtoi mundësin e një guvernatori të huaj, por shtoi se për këtë duhen bërë ndryshimet e nevojshme në ligj.
Ruçi deklaron se drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj deri në fund, që të kuptohen përmasat e skandalit ne Bankën e Shqipërisë.
Këto deklarata deputeti socialit i bëri gjatë një aktiviteti në komunën Frakull të rrethit të Fierit.
↧
Ruçi: Guvernator i huaj? Ok, por të ndryshohet ligji
↧