Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Vlorë, vritet një 26-vjeçar. Në Shkodër plagoset me snajper 40-vjeçari

$
0
0

vrasjeNjë 26-vjeçar është vrarë pasditen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal ne lagjen “Lef Sallata”.

Sipas policisë, viktima është Endri Yzeiri.

Ai ka mbërritur i vdekur në spital.

Sipas burimeve të policisë, ai është qëlluar me armë pas një sherri.

Për momentin nuk dihet autori i këtij krimi.

Një ngjarje e rëndë ndërkohë ka ndodhur edhe në Shkodër.

40-vjeçari Sabedin Lohja është qëlluar me snajper.

Sipas policisë, persona të panjohur kanë qëlluar me snajper nga kalaja në drejtim të banesës së 40-vjeçarit Sabedin Lohja, duke e plagosur.

Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>