Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Shembet një tunel në HEC-in e Qafë Mollës në Rrëshen, vdesin tre persona

$
0
0

miniereNjë ngjarje e rëndë u shënua në hidrocentralin e Qafë Mollës në Mirditë.

Një tunel i këtij hidrocentrali është shembur, duke lënë të vdekur tre persona.

Mësohet se viktimat janë tre punonjësit Pjetër Doda, Ndue Legisi dhe një shtetas turk.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në dalje të tunelit.

“Me datë 30.07.2014,rreth orës 20.20, në tunelin e HEC-it që po ndertohet në Qafë-Mollë, Rrëshen, Mirditë, në dalje të këtij tuneli në Fang, Rubik, si pasojë e një shembje dherash që ka ndodhur, kanë mbetur të vdekur dy punëtorë shqiptarë Ndue Legisi, Pjetër Doda dhe një punëtor turk Hasan …, të cilët në atë moment ndodheshin në tunelin që po ndërtohet. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, autoambulancat, zjarrfikëset si dhe shërbime të tjera. Po kryhen veprimet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shkak për ngjarjen e rëndë mendohet të jenë kushtet e vështira në të cilat 3 viktimat punonin. Në galerinë e HEC-it në Qafë Mollë, në momentin e incidentit mësohet të kenë qenë edhe punëtorë të tjerë, por që fatmirësisht nuk raportohen viktima të tjera.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>