Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Paditet në Prokurori Elvis Çefa! Akuzohet për përfitimin e 1000 hektarëve në zonën e Ishmit

$
0
0

cefaAgjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) kallëzon penalisht në Prokurori ish- Drejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni, Elvis Çefa, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Çefa akuzohet për konsumim të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 dhe neni 25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Drejtësisë, kallëzim penal është bërë edhe për shtetasin Shefqet Preza, përfaqësues i trashëgimtarëve të familjes Preza, për konsumimin e veprës penale, falsifikim i dokumenteve të parashikuara në nenin 186 i Kodit Penal. Trashëgimtari ligjor i familjes Preza, Asim Haxhiallushi, nga verifikimet rezulton i afërm i familjes së ish- Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së, Elvis Çefa.

“Ish- Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, Elvis Çefa, përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tij ka shkelur ligjin në fuqi për kthimin dhe kompensimin e pronës, duke sjellë pasoja negative për shtetin dhe duke i hapur rrugë abuzimit me pronën shtetërore. Është konstatuar zmadhimi i sipërfaqes së njohur në zonën e Ishmit, në Pyllin e Manzës, me 330 ha, në favor të familjes Preza. Gjithashtu AKKP konstaton zmadhim të sipërfaqes së njohur në pyllin e Muzhlit dhe në pyllin e Bizës, në zonën e Ishmit Durrës, ku përmes përdorimit të dokumentave të falsifikuara kanë përfituar 1220 ha, nga 220 ha të vërtetuara me dokument origjinë prone”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

“Parashikohet se sipërfaqja e njohur, e bazuar në dokumenta të falsifikuara, të jetë 2000 ha dhe përllogaritet me një vlerë të përafërt 100 milion euro. Konstatohet  se ish- Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së ka patur dijeni për veprimet e realizuara nga subjektet e interesuara, përmes falsifikimit dhe mashtrimit në dëm të pasurive shtetërore, duke shumëfishuar sipërfaqet e njohura për familjen Preza”, theksohet në deklaratë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>