Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Fullhani merret në pyetje për vjedhjen e Bankës

$
0
0

Njeriu më i tronditur nga 6 milionë dollarë, deri tani të deklaruara në Bankë, është Fullhani. Prokurori e thirri sot për një seancë pyetjesh joformale, për të mësuar si ishte procedura dhe a kishte dyshuar.

-A ke pasur shenja që mund të ndodhte kjo, e pyeti prokurori.

-Jo mor burrë, gjallë në botë s’më kishte shkuar në mendje.

-Po si të është dukur si tip ai djali?

-Po ku di unë mo, kshu djalë i mirë qe, qeraste, bënte dhurata, normal, si të tjerët.

-Po ndonjë sjellje të veçantë nuk kishte?

-Po jo mo burrë, nuk është se më ka ra në sy për ndonjë bakshish që ta mbaj mend. Gjëra normale…

-Si të duket stili i vjedhjes?

-Më ka çuditur vallahi.

-Po pse të ka çuditur, për anën sistematike të vjedhjes?

-Jo mer jahu, më ka çuditë shumë ku i shkoi mendja tek ajo metodë.

-Tek cila metodë, që i vidhte pak nga pak?

-Jo mer jahu, po tek ajo që i zëvendësonte me letra?

-Po çka për t’u çuditur atje, i tha prokurori. Merrte libra dhe futej brenda me libra.

-Po kjo pra është puna. Jam çuditë ku i ka gjetë librat. Kushedi sa shumë libra i janë dashë për t’i vjedhë të gjitha. Unë me pasë lexu aq shumë libra, isha sëmurë, s’i kisha gëzuar lekët.

-Ndonjë shenjë tjetër veç kësaj nuk të ka çuditur, i tha prokurori.

-Kjo e librit është e rëndë, tha Fullhani. Këtu zakonisht njerëzit bëjnë çfarë bëj unë. Meqë mu nuk më shikojnë me libra, as njerëzit nuk mbajnë libra në dorë. Për këtë duhet t’i kishte rënë në sy rojeve.

-Si mendon ti, i ka prishë gjithë lekët në kaziono ai siç thotë?

-Ça thu mo burrë? Me pas marrë një kaziono 6 milion dollarë, blente pallatin, s’kish pse rrinte në bodrum të pallatit.

-A ke diçka për t’i thënë prokurorisë, lidhur me sigurinë në të ardhmen e Bankës?

-Kam qenë i vendosur kundër librave, por pas kësaj që ndodhi, nuk do lejoj më askënd me libra të hyjë dhe të dalë në Bankë.

-A ke besim që dhe punonjës të tjerë të Bankës nuk janë përzierë në këtë histori?

-Vallai, ti e di punën time. Unë këtu të gjithë familje qeveritarësh i kam, ose gra ministrash, ish- ministrash, ose fëmijë qeveritarësh. Tani këta të gjithë kanë dorë nga një çikë, po me libra s’i kam parë me thënë të drejtën. Nuk i akuzoj dot.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>