Kryetari i komunës së Lukovës është gjobitur me 1 milionë lekë të reja pasi digjte plehrat buzë rrugës nacionale.
Gjoba ndaj tij është vendosur nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
Komuna e Lukovës është paralajmëruar për këtë fenomen, por nuk ka marrë masa.
Djegia e mbeturinave, sidomos tani në kulmin e sezonit turistik, është shqetësim jo vetëm në këtë zonë.