Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Paradoksi: 200 familje të Sarandës kalojnë me Himarën dhe Vranishtin

$
0
0

10526052_299817663523226_2799938770939225958_nNjë lagje e Sarandës, e quajtur Baba Rexhepi, e krijuar nga të ardhurit kryesisht nga zona e Labërisë, por që janë pjesë e qytetit të Sarandës, janë përfshirë në ndarjen territoriale me Bashkinë e Himarës, pasi më parë u ishin bashkëngjitur Komunës së Lukovës. Banorët janë të shqetësuar se një akt i tillë do t’i lërë ata jashtë kontrollit administrativ. Për këtë i kanë bërë një peticion ministrit Bledar Çuçi.

Peticioni:

Jemi mbi 200 familje te vendosura ne zonen Limjon te qytetit te Sarandes, Lagja 4 (Baba Rexhepi).  Po ju sjellim shqetesimin tone prej disa vitesh, qe megjithe orvatjet tona ka mbetur i pazgjidhur, por me premtimet dhe fajsimet e qeverisjes se kaluar se do ta kthejme me nje vendim qeverie legjitimitetin, padrejtesine e kalimit te gjysmes se lagjes tone e cila edhe sot eshte ne varesi administrative dhe pronesi te Komunes Lukove. Kete vendim e kemi konsideruar gjithmone te padrejte, antikombetar dhe I marre per llogari korruptive. Per ta bere publik kete vendim kemi botuar ne media dhe shtypin e shkruar nje sere artikujsh  duke kerkuar zgjidhjen e drejte te shqetesimit tone.

Vendimi i KM i marre ne 2008-en eshte i njeanshem dhe i pakonsultuar me grupin tone te interesit dhe duke mos marre pelqimin e strukturave legjitime te Bashkise Sarande si njesi administrative bashkekufitare ne administrimin e territorit.

Per kete problem jane 3 vendime te Keshillit Bashkiak, te miratuara edhe ne Prefekture, per parcelat

4:5:6:7:8 (ku parcela 4 e cila I ka kaluar Komunes Lukove, jane te vendosura rreth 80 familje, ku ne mesin e te cilave eshte ndertuar Teqeja me emrin e Ndritur “Reshat Dede Baba Bardhi”).

Po ju kujtojme vendimet e miratura nga Prefektura e Vlores me nr. 1987/1 dt.5/11/2002 per zgjerimin e vijes kufizuese me 150 ha te Bashkise Sarande.

Sot, Bashkia Sarande me nje popullsi mbi 50000 banore, ka shtrirjen territoriale me te vogel ne Republike me siperfaqe prej gati 12,5 km2.

Meqenese sot jemi para Reformes se Re Administrative Territoriale ku jemi njohur me shkresen tuaj     nr. 2068 port dt.23/05/2014 ku kerkohej mendimi I Keshillit Bashkiak te Sarandes per dhenien e nje varianti. Keshilli Bashkiak I Sarandes me nr.1140/2 port dt.16/06/2014 jep propozimin qe me Bashkine Sarande te bashkohet Komuna Lukove dhe Ksamil. ( Ju kujtojme se gjysma e lagjes tone me nje distance 1,5 km (1500m) nga qendra e qytetit te Sarandes ,ku per kete anje njeri nuk e beson).

Kerkojme impenjimin tuaj per zgjidhjen ligjore dhe perfundimtare qe te rivendoset e drejta jone per te qene qytetare legal te lagjes 4, ne te kundert do te detyrohemi te perdorim mjete te tjera presioni per te vene drejtesine ne vend. Po ju veme ne dispozicion nje pjese te vendimeve dhe shkresave, me nr 969/1 port dt.18/09/2008: nr.817 port dt.11/07/2011: nr.103 dt.05/11/2002: nr.1987/1 dt.12/11/2002: nr.463 dt.17/07/2008: nr.817/1 dt.08/10/2008: nr.453 dt.26/02/2009: nr.1344/1 dt.22/08/2008: nr.27 dt.05/06/2005: nr.1140/2 dt.16/06/2014, per rikthimin e lagjes ne pronesi te Bashkise Sarande.

Me respekt banoret e lagjes 4 (Baba Rexhepi) Sarande.

Perfaqesia:           Erbap Stroka    Veip Hajna       Musteak Mucobega      Barjam Jahaj

Zano Culli          Agron Kerma


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>