Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Amazonat e Baksit

$
0
0

Kimete-Berisha-150x150Nga Kimete Berisha

 

E kanë humbur durimin. Motrat Musliu, Ganimetja në Kosovë, e Fatmirja në Gjermani, kanë filluar ta marrin me forcë autoritetin dhe respektin e munguar, që nuk e marrin me fjalë të mira.

Se, tek e fundit, e mira po keqpërdoret, dhe shumë më i suksesshëm po bëhet ai që po mban çehre e po sillet kishe unë jam i rrezikshëm- dikushi, sesa ai që po sillet urt’ e butë.

Ganimetja u tregua ushtar, jo deputete, kur e zbathi këpucën e saj të zezë e me takë të hollë, e para gazetarëve matej e ç’matej, si atëherë në luftë mo Zot ta qëllojë ‘armikun’ e Vetëvendosjes në lule të ballit, i cili e pengonte votimin për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë, i pozicionuar në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

E veshur me kostum elegant, Ganimetes nuk ia fsheh shpirtin luftarak as buzëkuqi ngjyrë portokalli.

Ganimetja, pas disa çastesh kërcënimi, u qetësua, më në fund u ul vetë dhe e uli poshtë edhe këpucën e saj që e mbante në dorë si armën në malet e Drenicës atëherë.

Nuk ia mori mendja ta gjuajë Vetëvendosjen me këpucë, e ktheu këpucën në këmbën e saj, aty ku e ka vendin, dhe duke qeshur u ul në vendin e saj në Kuvend.

U pa që Ganimetja nuk e kishte më atë guximin e ditëve të luftës. Se e di ajo që ka deputetë të Kosovës që janë dënuar me burg që ua kanë futur çizmet e pushkët në gojë viktimave të tyre, dhe pasi e kanë kryer burgun, janë kthyer përsëri në vendin e tyre të punës, në parlament.

Fatmirja, motra e Ganimetes, e punësuar në Ambasadën e Kosovës në Berlin e rrahu një kolege të saj, që për simbolikë e ka emrin Liridona. Dëshmitarët thanë se veç një djalë i ri e i fuqishëm ka pasur kapacitet të nevojshëm fizik për t’ua ndalur hovin amazonave që po qëronin hesapet e tyre fizikisht.

Zyrtaret e Skënder Hysenit (LDK) janë duke luftuar me zyrtaret e Enver Hoxhajt (PDK) dhe në këto përleshje fizike deri më tani është në epërsi të dukshme grupi i Enverit, i përbërë nga gra të zonja të Drenicës.

Fatmirja, në vend të fotografisë së profilit në FB, ka vënë emblemën e UÇK-së, për të treguar forcën, por edhe dashurinë për një ushtri që nuk ekziston më.

Kush i tutet emblemës, kur ushtria është demilitarizuar dhe transformuar dy herë! Herën e dytë UÇK-ja u bë FSK, ku mblidhen kosovarë e serbë që kanë luftuar kundër njëri- tjetrit.

Megjithatë Fatmirja e ka një veti të mirë se i pëlqen thëniet e mendimtares së shquar mbi të gjitha, Nënë Tereza. Por, fill pasi pëlqen e shpërndan fjalët e Nënës, pëlqen edhe shkrimin e publikuar në një portal, për vazhdimin e arrestit të Fatmir Limaj, shkrim që u pëlqye vetëm nga 10 lexues.

Kryeministri i Kosovës, për shkak të zërit të tij të lartë e mënjanoi Fatmir Limajn nga partia, ndërsa Zoti i Madh, edhe gratë e partisë tash i janë bërë të ‘shtira, Fatmira.

E tash, propozoj që zyrtarët e shtetit ta kalojnë edhe testin e shëndetit mendor, sepse po shihet që institucionet përveç që janë hajnesha, janë të sëmura edhe psikikisht.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>