Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Oketa për zgjedhjet: Mbijetuan ata që ditën të përshtaten

$
0
0

oketaKandidati për deputet i FRD-së në qarkun e Durrësit, Gazmend Oketa, ka falenderuar 30 mijë votuesit e kësaj partie. Ai ka theksuar se mbijetuan ata që ditën të përshtaten, ndërsa rezultati duhet respektuar.

Një javë më parë, Shqipëria votoi. Falenderoj 30.000 qytetarët që na mbështetën me votë si dhe të gjithë antarët, simpatizantët e kandidatët e FRD në këtë garë elektorale. Një falenderim i sinqertë dhe për votuesit e qarkut Durrës, për të gjithë ata djem e vajza që na mbështetën dhe punuan jo pa vështirësi në këtë fushatë. FALEMINDERIT të gjithëve.

Pjesmarrja në votim dhe ndarja e qartë e rezultatit, bëri të mundur që këto zgjedhje të cilësohen “të lira dhe me standart”. Rezultati i zgjedhjeve do komentohet për disa kohë, por në fund ai duhet respektuar. 

Po e mbyll këtë postim me një thënie të Charles Darwin, i cili në terorinë e tij të evolucionit thotë:

“Nuk është specia më e fortë që mbijeton, as edhe ajo më inteligjente. Mbijeton ajo që i përshtatet më shumë mjedisit”.

Ju dëshiroj të gjithëve më të mirën dhe ju uroj suksese“, shkruan Oketa në Facebook./b.l


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>