Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryeministri i ardhshëm i shqiptarëve, ka zhvilluar një takim në kryeqytetin kroat, Zagreb, me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi.
Të dy ndodhen në Zagreb për të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e hyrjes së Kroacisë në BE.
Mësohet se Thaçi e ka uruar Ramën për fitoren në zgjedhje, kurse Rama e ka uruar Thaçin për lajmin e hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit për në BE.
Të dy liderët vlerësuan se integrimin evropian, sipas shembullit kroat, është rruga e vetme për rajonin./ep