Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Greqia dështon në ndeshjen e parë, humbet thellë me Kolumbinë

$
0
0

kolumbiaGreqia e ka nisur shumë keq Botërorin e Brazilit.

Fqinjët tanë kanë humbur 3-0 me Kolumbinë.

Vendi amerikano-jugor shënoi shumë shpejt, që në minutën e 5, ndërsa dyfishoi me fillimin e pjesës së dytë.

Grekët janë përpjekur disa herë të shënojnë dhe kanë pasur disa raste të mira.

Fillimisht ishte greku me origjinë shqiptare, Panajot Kone, ai që u ndal nga portieri pas një gjuajtje të bukur jashtë zone.

Rastin më të mirë të ndeshjes e pati Gekas, që me portën bosh goditi traversën me kokë.

Në fund, Kolumbia shënoi edhe golin e tretë.

Me këtë fitore Kolumbia hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, ndërsa Greqia ia komplikoi gjërat vetes.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>