Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

TemA TV/ Toponimet, Greqia do të lejojë kalimin e fëmijëve shqiptarë deri në fund të sezonit turistik (VIDEO)

$
0
0

Kakavije

Në 25 ditët e mbetura të sezonit turistik dhe pushimeve, gjithë fëmijët shqiptarë që jetojnë në Greqi mund të vizitojnë Shqipërinë, pavarësisht problemit me toponimet në pasaportat e tyre.

Ka qenë një urdhër i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, që lejon kalimin lehtësisht të fëmijëve shqiptarë në pikat kufitare, deri në datën 5 shtator.

Në pikën kufitare të Kakavijës, sot nuk është konstatuar asnjë problem për shtetasit shqiptarë.

Në pikën kufitare te Kapshticës mësohet se ka patur lehtësi për të kaluar pikën doganore, vetëm për fëmijët shqiptarë të lindur në Athinë. Por pala greke ka krijuar probleme, për fëmijët shqiptarë të lindur në qytete të tjera. Kjo situatë ka krijuar një konfuzion për emigrantët, që mbeten në pritje të një zgjidhje përfundimtare.

Çështja e toponimeve do të jetë një nga temat që mbeten për t’u zgjidhur, gjatë vizitës që ministri i Jashtëm helen Venizellos pritet të zhvillojë me qeverinë e re socialiste, në muajin shtator në Tiranë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852