Pas kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që njoftoi qytetarët të aplikojnë për të punuar në zyrën e tij në Vlorë, edhe Koço Kokëdhima e ka kopjuar, duke ftuar qytetarët që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e sfidave të qeverisë së re.
Në faqen e tij zyrtare, kocokokedhima.al, ai shkruan:
“Miqtë e mi! Prej ditës së hënë, së bashku me stafin tim ndodhem në qytetin e Sarandës ku nëpërmjet intervistave po krijojmë një database të qytetarëve që dëshirojnë të japin kontributin e tyre në sfidat e qeverisë së re. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e kësaj iniciative, jeni të mirëpritur në zyrat e PS, Sarandë nga ora nëntë e mëngjesit deri në 10 të mbrëmjes, që t’ju dëgjojmë dhe të plotësoni aplikimin e nevojshëm. Këtë aplikim mund ta dërgoni online në adresën k.kokedhima@ps.al. Së bashku me aplikimin duhet të dërgoni të skanuara edhe dokumentet e mëposhtme:
-CV
-Diplomë
-Opinioni i punëdhënësve të mëparshëm
-Rekomandime
-Dokumente të tjera mbështetëse”./ep