Vazhdon të jetë sërish e rrethuar me mister historia e Oriola Lleshit, nënës nga Kuturmani i Librazhdit, që mbyti foshnjën e saj vetëm 6- javëshe.
Pas krimit, ajo tha se fëmija ishte i të dashurit të saj.
Por prindërit e saj, Bajram dhe Xhevrie Radiçi thanë për News24 se fëmija është i krushkut.
Babai, Bajrami, shpjegon se vajza e tij ka qenë e martuar edhe njëherë tjetër.
“U martuan sërish me mblesëri. Ata i thoshin ke ikur nga fshati, ke qenë e martuar, ke bërë një fëmijë. I thoshin ti ke qenë imorale, për t’ia thyer hundën. E pashë që nuk shkonte miqësia me ta. Më thoshin e di kush jemi ne, një telefonatë bëjmë ne”.
Kurse mamaja thotë se fëmija mund të jetë i vjehrrit të Oriolës, madje këtë ia kanë thënë edhe dhëndrit, Artanit.
Xhevria rrëfen takimin me vajzën në burg.
“Më detyruan ata të shtëpisë, tha, që ta bëja këtë krim. Ajo qante, ç’kam vuajtur unë, tha, por nuk u thosha sepse ju mërziteshit. Unë e dija që vuante, se ajo nuk vinte fare tek ne. Kishte 3 vite e gjysmë ose katër që ishte martuar. Vetëm unë shkoja me çupën tek krushqit. Më tha, në burg kam qenë atje, këtu jam shumë e lirë. Ndihem e çliruar, tha. Se atje kam hequr tortura, por më vinte keq tu thosha tha, se babi torturohej dhe vëllezërit atje në emigrim. E pranoi se fëmija ishte jashtëmartësor”.
“Artanit i kam thënë kujdes se tët atë e ke imoral, kujdes merre nusen me vete. Vjehrri e ofendonte gjithmonë. Dyshoj se fëmija mund të jetë i atij”.