Autoritetet e Guardia di Finanza në Bari të Italisë sekuestruan një makinë tip Opel Zafira, e cila vinte nga Shqipëria.
Makina ishte e mbushur me hashash, aq sa edhe në goma kishte drogë.
Droga ishte futur edhe në kroskot dhe në panelet anësore.
Policia tha se në total ishin 57 pako me hashash, që peshonin rreth 36 kilogramë, me një vlerë prej 360 mijë euro.