Para disa kohësh raportuam për një fis në Afrikë, të fiksuar pas modeleve të flokëve.
Por duket se askush nuk krahasohet me tribunë Himba në Namibi.
Femrat shpenzojnë orë të tëra për të rregulluar flokët.
Kështu bëjnë edhe gratë në botën moderne, por ato nuk vendosin në flokët e tyre qime dhie, gjalpë dhe baltë për t’u dukur bukur.
Në këtë fis martesa është e rëndësishme, thotë fotografi Eric Lafforgue, por ai shton se marrëdhëniet jashtëmartesore inkurajohen, pasi njihet poligamia.
Gratë dhe burrat mund të kenë partnerë të tjerë seksualë.
Autoriteti është në duart e burrit, por ekonominë e drejtojnë gratë.
Edhe pse jetojnë kështu, janë të pasur. Kanë tufa me qindra lopë, por nuk e tregojnë numrin e saktë, pasi kanë frikë nga hajdutët.
Modelet e flokëve i veçojnë nga fiset e tjera.