Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

INTERVISTA/ Murati: Nuk do t’i bashkohem protestës te Ministria e Brendshme. Spahiu, i pabesë

$
0
0

Indrit MuratiIntervistë për TemA-n e Indrit Muratit, organizator përmes faqes online “SHQIPËRIA IME”, i protestës së djeshme tek blloku i ambasadave, për vrasjen e të dënuarit shqiptar në burgjet greke.

Si u instrumentalizua protesta juaj e djeshme?

Nisur nga faqja jonë në internet, u pa se në dy ditët e fundit të organizimit kishte shumë njerëz që po i bashkoheshin protestës për vrasjen barbare të Kudret Kumes në burgjet greke, dhe u afrua edhe Aleanca Kuqezi. Kreshnik Spahiu deshi t’a marrë përsipër si organizim. Madje them se edhe shkak i prishjes së protestës së djeshme ishte shkak politizimi i saj.

Me zotin Spahiu ju vetë komunikuat?

Po fola me të rreth 2 orë para protestës dhe një orë më pas.

U takuat me të?

Po u takova dhe rashë dakord që të mos politizohej tubimi dhe që të thuhej se organizatori i saj ishte “SHQIPERIA IME”. Unë pashë në media që nuk u përmend askund se kush e organizoi protestën, madje doli sikur organizatore ishte AK-ja.

Cilë ishte biseda e fundit me Spahiun?

I thashë se nuk jam përmendur askund si organizator. I pabesë. Ai më tha se nuk ishte marrë me protestën.

Ju, jeni dhunuar nga policia?

As unë dhe as aktivistët e “SHQIPERIA IME” nuk janë dhunuar. Nuk kemi asnjë lloj ankese për ushtrim dhune. Ne u larguam qetësisht pasi shkuam te muri i ambasadës greke.

AK-ja ka deklaruar se do të organizojnë një tjetër protestë nesër para Ministrisë së Brendshme. Do të jeni edhe ju pjesë e saj?

Jo, absolutisht jo. Ne nuk do të jemi pjesë e saj. Madje, “SHQIPERIA IME” nuk do të marë pjesë në asnjë protestë ku ka faktorë politikë. Ne do të protestojmë vetëm për flamur dhe ndjenja patriotike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>