Ndërsa familja ishte në Zhegër për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Agim Ramadanit, hero i UÇK-së, hajdutët kanë hyrë në shtëpi dhe kanë vjedhur gjithcka me vlerë.
Pavarësisht se banesa ishte e mbushur me fotografitë e heroit të kombit, Zëri raporton se hajdutëve nuk u ka bërë shumë përshtypje.
Madje ata kanë vjedhur edhe medaljen e akorduar nga Presidenca e Kosovës.
Sipas Zërit, ky është një turp.