Kompania italiane Blue Panorama, që ka zëvendësuar në tregun shqiptar linjat e Belle Air, ka hyrë në një procedurë falimentimi.
Gjykata e Shkallës së Parë në Romë ka nisur çështjen e gjykimit të procedurës së falimentimit për kompaninë Blue Panorama. Gazeta Tema ka sigurur shkresën nga Gjykata e Shkallës së Parë në Romë më 17 mars 2014, në të cilët vërtetohet se Blue Panorama Airlines SPA i komunikohet ekstrakti i vendimit deklarativ për paaftësi paguese nr. 201/14 i datës 17.03.2014 nga G.D. Dr. Di Salvo.
Në një dokument tjetër po të Gjykatës italiane në Romë thuhet: “U shpall kreditorëve dhe palëve të treta që kanë një kërkesë mbi pasurinë në pronësi të sipërmarrësit. Gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë Blue Panorama”.
Dokumentet e gjykatës italiane tregojnë se shoqëria, e cila zëvendësoi në tregun shqiptar kompaninë Belle Air është në një pozitë po ashtu shumë të keqe.
Ajo hyri në treg pas shpalljes së falimentit të papritur të shoqërisë Belle Air, e cila u bllokua për shkak të mospagimit të 5 milionë eurove taksa në aeroportin e Rinasit.
Blue Panorama mori përsiëpr transportin e pasagjerëve që kishin prerë bileta me Belle Air, duke u shtuar atyre një shumë nga 60 në 80 euro dhe arriti të futet në treg përmes infrastukturës së Belle Air.
Pas disa muajsh situata po përsëritet.
Gjykata e shkallës së parë, Rome
Seksioni i falimentimeve
Zyra e çështjeve
Telefax
Romë më 17.03.2014
Fatura e kancelarisë
A.S. Grandi Imprese N.2/14- Blue Panorama Airlines SPA
Nga gjykata e Romës, zyra e çështjeve të falimentimit
-Nga prokura e gjykatës së Romës- sektori civil
-Për oficerin gjyqësor, Leogrande Giuseppe
I komunikohet ekstrakti i vendimit deklarativ për paaftësi paguese nr. 201/14 i datës 17.03.2014 nga G.D. Dr. Di Salvo
Funksionari gjyqësor
Claucio Paladin
DOKUMENTI 2
Gjykata e shkallës së parë, Romë
Seksioni i falimentimit
Ekstrakt
I vendimit deklarativ të gjendjes së paaftësisë paguese.
Depozituar më 17.03.2014, gjyqtari i deleguar, Giuseppe di Salvo.
Sipërmarrësi i deklaruar në gjendje të paaftësisë paguese.
Blue Panorama Airlines SPA
Me zyra ligjore në Romë
Kodi fiskal: 05590151006
Oficeri gjyqësor: Av. Giuseppe Leogrande.
I kërkuar për shqyrtim të gjendjes pasive para gjyqtarit të deleguar.
U shpall kreditorëve dhe palëve të treta që kanë një kërkesë mbi pasurinë në pronësi të sipërmarrësit.
Gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë
Blue Panorama
Operimi në Shqipëri, licenca deri në fund të prillit
Qysh kur ka nisur të operojë në Shqipëri, Blue Panorama, ka bërë disa manovra të pambështetura në ligj lidhur me lejet e fluturimit. Kështu, edhe pse ajo është kompani e huaj që operon me Shqipërinë, në të vërtetë sillet si kompani shqiptare pasi avionët e saj qëndrojnë në Shqipëri. D.m.th ata vijnë në mbrëmje në Rinas dhe nisen në mëngjes, duke e përdorur Rinasin si stacion qëndrimi sikur të ishin kompani shqiptare.
Nga ana tjetër, kompania ka aplikuar pranë autoriteteve të aviacionit civil në Tiranë për një grafikë fluturimi për muajt e verës, ndërkohë që licenca e saj përfundon më 23 prill dhe në Itali është në proces falimentimi.
Kjo e bën të vështirë të ardhmen e mbijetesës së saj dhe ngre plot pikëpyetje për sigurinë e pasagjerëve.
Ministria e Transportit ndërkohë mund të gjendet para një problemi të ngjashëm me atë të Belle Air, sidomos lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe garancive të pasagjerëve në këtë rast./Tema/