Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Braçe: Duhet hetim i menjëhershëm për publikimin e mesazheve

$
0
0

braceDeputeti socialist, Erion Braçe reagoi pas publikimit në një seancë të komisionit hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit të një mesazhi të Ministrit të Brendshëm.

Braçe tha se ky është një skandal që duhet hetuar menjëherë.

“Mesazhi në telefonin e Ministrit të Brendshëm për 16 vartësit e tij, po bën xhiron e idiotëve kudo. Mesazhi është krejt normal kur ke marrë përsipër të shërbesh dhe arrish rezultate, posaçërisht kur këto rezultate kanë të bëjnë me luftën kundër krimit dhe në përgjithësi me sigurinë publike të qytetarëve. Kjo nuk është as shkelje e Kushtetutës, as shkelje e ligjit dhe as shkelje e cilitdo rregull a parim etik pune.

Shkelje e Kushtetutës, shkelje e ligjit, shkelje e çdo rregulli etik është përgjimi i paligjshëm, jashtë urdhërimeve të Prokurorit të Përgjithshëm e gjykatës, i kryeministrit, ministrit, nëpunësit dhe çdo qytetari që nuk është objekt i ndonjë urdhërimi të mësipërm.

Ky është krim dhe duhet të shqetësojë këdo!

Madje për këtë KRIM duhet të ketë hetim të menjëhershëm!”, shkruan Braçe në FB.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>