Ka nisur prishja e një objekti në Rudnicë të Rashkës, ku më herët afër saj janë gjetur mbetjet e trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariç.
Sipas Vekariçit, nën objektin që po rrënohet, dyshohet se ekziston tjetër varrezë masive.
Në këtë vend kanë nisur gërmimet në dhjetor të vitit të kaluar dhe deri tani janë zbuluar eshtra dhe mbetje të tjera, që më pas u konfirmuan se janë të shqiptarëve.
Ende nuk dihet numri i saktë i mbetjeve mortore, por dyshohet se janë me qindra./KD