Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë Korçë, konfirmuar sot në mbrëmje zyrtarisht se është bërë shoqërimi në komisariat i 6 shtetasve të cilët njihen edhe si ultras dhe mbështetës të ekipit të Skënderbeut nën tifogrupin Ujqërit e Dëborës.
Sipas policisë personat e shoqëruar janë tifozë, të cilët nga filmimet dhe raportimet e policisë kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë prishur rendin publik. Lajmi është konfirmuar, zyrtarisht nga Drejtori i Policisë së Qarkut Korçë, Edmond Tarkaj.
Incidenti ka ndodhur dje në minutën e ‘44 të ndeshjes Skënderbeu-Tirana, pas golit të dytë të shënuar nga kryeqytetasit. Tifozët akuzuan presidentin Takaj për shitje të ndeshjes dhe hodhën flakadane në fushë.
Në kohë kur pritej reagimi i FSHF, Prokurorisë por edhe krimit ekonomik në polici për skandalin e trukimit të ndeshjes së djeshme Skënderbeu-Tirana, shoqërohen në komisariat 6 tifozë të cilët veçse kanë kërkuar drejtësi dhe ndershmëri për ekipin e tyre të zemrës.
Ndërkohë në telefon, Armand Buda, një prej drejtuesve të tifogrupit “Ujqërit e Dëborës” tha se ndodhen në komisariat, për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Sipas tij, tifogrupi nuk ka krijuar asnjë incident në fushë, ata nuk kanë hedhur sende të forta, por kanë marrë banderolat dhe janë larguar nga stadiumi. Ndërkohë nga ana tjetër shumë prej tifozëve të cilët mbanin në duar flakadane për të festuar fitoren e ekipit të tyre të zemrës i kanë hedhur në pistën e atltikës, pasi dukej qartazi se ekipi i tyre po toleronte ekipin e Tiranës, duke i falur dy gola që në pjesën e parë.
↧
Shoqërohen në komisariat 6 ultras te Skënderbeut
↧