Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Berisha, i shqetësuar për dhunën e policisë

$
0
0

Sali BerishaIsh-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me ndërhyrjen e forcave speciale të policisë gjatë prishjes së një ndërtimi paleje në Mallakastër.

“Nga Mallakastra skena horrori. Fëmije, gra, pleq, të rritur, rrihen barbarisht nga Policia me urdhër të Edi Rames. Mediat e vendit kane transmetuar skena dhune horror, në të cilat forcat e ndërhyrjes së shpejtë, me urdher të Edi Rames dhe në dhunim të Kushtetutës, vërsulen me egërsi të paparë, godasin barbarisht me shkopinj gome, grushta, shkelma, gaz lotsjellës, femijë, gra, pleq, burra sikur të ishin vrasës dhe terroristë e jo fatkeqinj që mbrojne banesën e tyre të ndertuar në pronën e tyre dhe sipas ligjit në proçes legalizimi”, komenton Berisha në Facebook.

Sipas tij, “urdhëri i Edi Ramës, me të cilin po prishen nën dhunë dhe terror dhjetra banesa, lokale, më të shumtat të emigrantëve të kthyer në vendin e tyre, të ndërtuara në pronat e tyre, është një krim i vërtetë shtetëror mbasi është në dhunim flagrant të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që ka fuqinë e ligjit kushtetues dhe që ndalon INUK të ndërmarrë akte të tilla. Ndërkohe rriten dhe lartesohen çdo ditë kështjella buze uji e Koços dhe Ramës në Qiparo, për të cilën ka dy vendime prishje por bllokohen nga Rama, dhe kështjellat në rërë të Dakos në Durres, etj”.

Në vijim ish-Kryeministri thekson se “këto operacione horror të Policise me skafandra, armë gazi lotsjelles dhe shkopinj gome, në të cilat goditen barbarisht fëmijë, gra, burra dhe të moshuar, zhvillohen para kamerave dhe kanë tronditur mbarë opinionin publik. Komiteti i Helsinkit dhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut dhe Avokati i Popullit i PS bëjnë sehir dhe heshtin para këtyre akteve çnjerezore të Policisë së Partisë. I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të vendosë para ligjit urdhërdhënësit dhe autorët e këtyre akteve të shëmtuara kriminale ndaj qytetarëve, që në kundërshtim me ligjet e vendit shembin banesat e tyre në legalizim dhe keqtrajtojnë barbarisht ata”, komenton Berisha në rrjetin social.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>