Peshkopi i Limburg-ut në Gjermani, Franz-Peer Tebart-van Elst u bë i famshëm në mbarë botën si ‘peshkopi bling’.
Stili luksoz i jetesës bëri që shumë media të shkruajnë për të.
Në atë kohë u tha se ai ka shpenzuar më shumë se 31 milionë euro për të rinovuar rezidencën e tij zyrtare.
Dy ditë më parë, Papa Françesku pranoi dorëheqjen e tij.
Vetë peshkopi deklaroi se i vjen keq për atë që ka bërë.
“E kuptoj që kam bërë gabime. U kërkoj falje të gjithëve, që kanë vuajtur apo vuajnë nga të metat e mia,” tha ai.
Por duket se nuk është dhe aq i penduar.
Bild raporton se tre muaj pasi shpërtheu skandali, ai ka porositur një BMW të re.
Bëhet fjalë për një BMW të serisë 5, me të gjitha opsionet.
Makinën e ka porositur një bashkëpunëtori i tij, në emër të peshkopit.
Makina do i dorëzohet në maj.