Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Një heshtje tinzare

$
0
0

meroNga Mero Baze

 

Arrestimi i disa imamëve të vetëshpallur dhe faktet që dëshmojnë për përfshirje të tyre në veprimtari antikushtetuese duke predikuar një shtet fetar mbështetur mbi Sheriatin, ka çelur një debat delikat në Shqipëri mbi qëndrimin politik ndaj këtij fenomeni.

Qeveria duket se është paksa e kompleksuar nga ideja që mund të ndërhyhet ndaj kulteve të paligjshme dhe akoma më shumë është shumë e rezervuar në komentet e saj për arrestimet.

Media ka publikuar fakte, të cilat dëshmojnë se kemi një veprimtari të konsoliduar, e cila mund të prodhojë probleme në të ardhmen për shoqërinë shqiptare, por nuk është se kemi një veprimtari radikalësh me mbështetje popullore. Mbështetësit e këtyre akteve janë pjesë periferike e shoqërisë, ndërsa frymëzuesit duket se janë njerëz me llogari të qarta.

Por ajo që po bie në sy në këtë debat është heshtja tinzare e opozitës ndaj këtij fenomeni. Opozita, që ka protestuar për furgonat 8+1, opozita që ka protestuar për ndonjë nëpunës të hequr nga puna, apo dhe për shkarkimin e Zana Xhukës, nuk ka bërë asnjë koment për arrestimet e prokurorisë, të cilat prekin një plagë që mund të infektojë shoqërinë shqiptare.

Heshtja e opozitës është një mënyrë për të lënë vetëm organet e drejtësisë përballë këtij fenomeni dhe një tinzari për të prekur politikisht ndjenjat e përkrahësve fetarë të këtyre sekteve.

Ky është një zhvillim shumë regresiv, i cili nuk ngjan me asnjë parti politike në trojet shqiptare. Edhe në Kosovë, ku feja islame është shumë më e konsoliduar dhe më e vërtetë se në Shqipëri, kur një hoxhë radikal doli dhe bëri deklarata shqetësuse për laicitetin dhe rolin e femrës në shqoëri, gjithë partitë politike dolën dhe e dënuan deklaratën, si shenjë e mospërkrahjes së atij qëndrimi.

Në Shqipëri, drejtësia arreston një grup radikal dhe nuk ka një qëndrim poltik ndaj këtij fenomeni. Përpos kësaj, opozita hesht në mënyrë dyshuese, duke lëshuar sinjale mirëkuptimi ndaj rebelimit të tyre.

Personalisht nuk besoj se grupe të tilla kanë ndikim në Shqipëri dhe mund të marrin përhapje, por nëse ato nuk izolohen politikisht, dhe akoma më keq, nëse u shkelet syri nga një forcë e madhe politike siç po bën realisht PD-ja, atëherë ata ka mundësi t’i shikojmë në mitingun e radhës të opozitës krah shoferëve të furgonave dhe mbështetësve të Zana Xhukës.

Nevoja për një qëndrim të përbashkët ndaj mbrojtjes së laicitetit në Shqipëri, është një detyrim që buron nga Kushtetuta dhe nuk ka të bëjë me llogaritë elektorale që dyshja Basha- Berisha bëjnë duke llogaritur dëshpërimin e këtyre grupeve radikale, të cilat mund t’i kenë mbështetje.

Ata që po tregohen të ndjeshëm ndaj çdokujt që ka një arsye për të protestuar në këtë vend, duket se po i mirëpresin në heshtje protestat e disa mjekroshëve, që do t’i rëndojnë imazhit të Shqipërisë në të ardhmen, duke na identifikuar jo si një vend evropian me një Islam modern, por si një koloni arabe në brigjet e Adriatikut.

Dhe nuk besoj se opozita do të dalë e fituar nga kjo histori, vetëm pse mendon se duhet të mos dekurajojë askënd që proteston kundër qeverisë, edhe pse ata po vënë në dyshim identitetin tonë dhe integritetin e vendit. Është një heshtje tinzare, siç di të bëjë politikë Lulzim Basha, i cili në çdo fushatë elektorale e nis me takime me hoxhallarë vehabistë dhe e përfundon me  Ristanin ateist.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>