Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Ja si AMA lejonte piraterinë në rrjetet kabllore!

$
0
0

amma3Agjencia, e cila duhet të merret me rregullimin e tregut televiziv në Shqipëri, në fakt ka qenë seksere e operatorëve privatë, që vepronin në këtë treg.

Gazeta TemA ka siguruar një bashkëbisedim të një inspektori nga Shkodra pranë Autoritetit të Medias Audiovizuale, njeri i afërt i Endira Bushatit, i cili udhëzon një kabllor lokal se si të shmangë kontrollet dhe si të piratojë kanalet televizive.

Korrespondenca me SMS, e siguruar nga njerëz brenda AMA, tregon se njerëzit më të afërt të kryetares së AMA-s, në të vërtetë kanë qenë dhe ideatorët e paligjshmërisë në atë institucion.

Komunikimi mes inspektorit të AMA dhe një kabllori lokal ka ndodhur në dhjetor të vitit 2012 dhe ka të bëjë me udhëzimet se si operatori lokal të shmangë kontrollet dhe të justifikojë piraterinë.

SMS-ja e parë mes tyre tregon se si ka qenë situata në atë kohë dhe pse nuk u lejohej të trasmetonin kanale të tjerë, përfshi dhe Klanin dhe TVSH.

Dialekti i inspektorit duket si i përket Shkodrës, pasi ka probleme gjuhësore duke ngatërruar “q” me “ç”.

Në një mesazh tjetër, inspektori lajmëron sekserin e vet të njoftojë një operator në Elbasan, të heqë nga transmetimi kanalet e tjerë dhe të lërë vetëm Tring, pasi atë e ka me leje.

Më pas shikohet që ata kanë arritur një marrëveshje dhe duket se po flasin për një kafe, për të cilën po bien dakord.

Gazeta ka siguruar dhe materiale të tjera që inkriminojnë AMA në raportet e saj më operatorët lokalë dhe mosluftimin e piraterisë.

Në fund të javës që shkoi, Endira Bushati u përfshi në një debat publik me një nga drejtuesit e kompanisë “Digitalb”, lidhur me mosluftimin e piraterisë.

Bushati u ankua se ajo u kërcënua, ndërsa të dy dhanë shpjegime të kundërta në polici.

Shumica ka shpallur vendin bosh të Endira Bushatit në AMA dhe pritet ta zëvendësojë në javët që vjen, por ndërkohë duket se institucioni ka nevojë për hetime të gjera kundër paligjshmërisë me të cilën ka vepruar.

ama1

ama2ama4


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>