Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Shkarkimi i Xhukës/ PD mbledh firmat për Kushtetuesen

$
0
0

kushtetuesjaPartia Demokratike pritet të depozitojë brenda një jave ankimimim e saj në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me shkarkimin e Zana Xhukës nga posti i Kreut të ILDKP-së.

Burime nga PD konfirmojnë se janë mbledhur firmat e nevojshme të deputetëve për të depozituar ankimimin, përmes të cilit do t’i kërkohet Kushtetueses të shpallë si anti-Kushtetues shkarkimin e Xhukës.

Një ditë më parë Presidenti Bujar Nishani ankimoi në Gjykatë vendimin për shkarkimin e Xhukës, duke e cilësuar votimin në Kuvend si shkelje të kopetencave të Kreut të Shtetit.

Ndërkohë Partia Demokratike do të përdorë si argumente në padinë e saj shkeljen e parimit të ligjshmerise dhe proçedurave parlamentare, dhe anullimin e një votimi të një legjislature nga një legjislaturë tjetër.

Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e bërë nga demokratët, të cilët i kërkonin gjykatës që të shpallte si anti-Kushtetues grupin e punës të ngritur nga Komisioni i Ligjeve për kontrollin e ligjshmërisë në veprimtarinë e ish-Kreut të ILDKP-së  Zana Xhuka.

Pritet që edhe kjo e fundit t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një ankimim në lidhje me shkarkimin, ndërkohë që Kuvendi me votat e mazhorancës prej më shumë se një jave ka zgjedhur në krye të institucionit Shkëlqim Ganajn.

Emri i Ganajt iu propozua Kuvendit si kandidaturë alternative nga Presidenti i Republikës në Janar të 2013, por Kuvendi u mjaftua vetëm me votimin e kandidaturës së Xhukës, duke moskonsumuar plotësisht dekretin e Presidentit.

Pikërisht ky argument u përdor nga mazhoranca e majtë për të hedhur në votim kandidaturën e Ganajt, i cili mori besimin e deputetëve të mazhorancës për të drejtuar ILDKP-në.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>