Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Gjykata vendos: T’i nxirren sytë, t’i pritet hunda e veshi

$
0
0

iraniNjë gjykatë në Iran ka vendosur që një person të dënohet me nxjerrje sysh pasi i ka hedhur acid në fytyrë një vajze të re, duke bërë që ajo të humbasë shikimin.

Përveç kësaj, gjykata e lartë e këtij vendi ka konfirmuar se është e ligjshme që atij t’i pritet edhe veshi i djathtë dhe hunda si ndëshkim.

Muajin e shkuar, një agjenci shtetërore raportoi se një tjetër iranian ishte dënuar me prerjen e dorës si ndëshkim për një krim të paspecifikuar.

Deri më tani Irani ka ekzekutuar 95 persona.

Vitin e shkuar janë ekzekutuar rreth 600 persona, mes tyre të paktën 28 gra e dy fëmijë.

Këto shifra kanë alarmuar organizatat e të drejtave të njeriut.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>